Për zhvillimin ka më pak para
8 Prill 2012Vitin e kaluar 34 vendet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) kanë dhënë 133,5 miliardë dollarë amerikanë për zhvillimim, 2,7 përqind më pak se në vitin 2010. Këtë e tregojnë tani shifrat e reja të Komisionit për zhvillim të OECD-së. Arsyeja e kursimeve ka pasur të bëjë kryesisht me programet e kursimit të vendeve, në kuadër të krizës ekonomike globale.
Kursime nuk janë bërë, thotë Simon Scott, drejtor i sektorit të statistikave dhe monitorimit në drejtorinë e OECD-së. Por në përgjithësi situata ka ndryshuar: "Që prej vitit 1997 nuk ka patur kursime sinjifikante," thotë Scott. "Por, shkurtimet aktuale të bëjnë të mendosh se mbase tani do të jetë duke filluar një tendencë që mund të zgjasë një kohë të gjatë."
Fillimi i një tendence?
Rënia më e madhe reale ka ndodhur në vendet e krizës, Greqi dhe Spanjë. Kështu Greqia i ka ulur ndihmat për zhvillim me 40 përqind, Spanja me 30 përqind. Nuk ka asnjë tregues që të thotë se situata buxhetore e vendeve të OECD-së do të ndryshojë shpejt, thotë Simon Scott.
Nëpërmjet këtyre shkurtimeve të ndihmave nuk kursehen shuma të mëdha, mendon Tobias Hausschild nga organizata për ndihmat dhe zhvillimin, Oxfam. Pjesa më e madhe e vendeve të OECD-së japin më pak se një përqind të të ardhurave nga prodhimi i brendshëm bruto për bashkëpunimin në fushën e zhvillimit deklaron Hausschild. Megjithë mirëkuptimin për detyrimet ekstreme për shkurtime duhet menduar se kursimet, prekin vendet më të varfëra. Atje, shuma të tilla përdoren për shumë programe të cilat mund të mos financohen më për shkak të shkurtimeve, thotë zëdhënësi i Oxfam-it.
Gjermania jep më shumë se më parë
Gjermania bën pjesë ndër vendet që janë kundër kësaj tendence. Qeveria federale ka dhënë në vitin 2011 më shumë se një vit më parë për bashkëpunimin në fushën e zhvillimit dhe është me 14,5 miliardë dollarë në vendin e dytë të listës së vendeve donatore. SHBA vazhdojnë të jenë në vend të parë me 30,7 miliardë dollarë të dhëna në vitin 2011 si ndihma për zhvillim.
Ministri gjerman i Zhvillimit, Dirk Niebel ka deklaruar se Gjermania e ka rritur vazhdimisht dy vitet e fundit buxhetin për bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin, duke arritur në 0,40 përqind të prodhimit kombëtar bruto.
Në vitin 2000 Gjermania dhe 15 vende të tjera kanë premtuar se do të rrisin ndihmat për zhvillimin deri në vitin 2015 në rreth 0,7 përqind të prodhimit të brendshëm bruto në vend.
Të humburit nga kriza
Aktualisht është herët të thuhet cilat vende janë prekur më shumë nga 3,4 miliardë dollarët e kursyer. Sipas informacioneve të OECD-së janë shkurtuar ndihmat direkte për vendet e Afrikës qëndrore. Në Azi prej shkurtimit të ndihmave janë prekur më shumë Indonezia dhe Filipinet.
Autor: Helle Jepensen/ Aida Cama
Redaktoi: Auron Dodi