1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Panairi i Këlnit ka hapur dyert për prodhuesit dhe konsumatorët e ëmbëlsirave

Ina Rottscheidt29 Janar 2005
https://p.dw.com/p/As9s
Reklama e panairit të 35-të të industrisë së prodhimeve të ëmbëlsirave në Këln
Reklama e panairit të 35-të të industrisë së prodhimeve të ëmbëlsirave në KëlnFotografi: AP

Në Këln po zhvillohet panairi i 35-të i industrisë së prodhimeve të ëmbëlsirave. Rreth 1.600 firma nga 70 vende të botës kanë ekspozuar në një sipërfaqe prej 110.000 metrash katrorë prodhime nga më të ndryshmet, karamele, çokollata, akullore, torta dhe ëmbësira të tjera. Po ashtu në këtë panair prezantohen edhe produkte gjysmë të gatshme që përdoren për prodhimin e ëmbëlsirave. Ndër prodhimet e njohura deri tani vizitorët i presin edhe rreth 100 produkte të reja, si bombone me nikotinë, çokollatë me qumësht deleje, apo me aloe vera, apo çokollata zvicerane në formë djathi Emmentaler. Natyrisht që nuk mungojnë edhe biskotat me shije "latte macchiato", mollësh të pjekura etj. Drejtori i këtij panairi Wolfgang Kranz shpjegon: "Shumica e firmave të huaja janë nga Italia, 151 të tilla, ndjekur prej Belgjikës me 131, Spanjës me 109, Holandës me 103 dhe Britanisë së Madhe me 88. Po ashtu me mjaft firma janë prezantuar edhe Franca, Polonia, Turqia, SHBA dhe Zvicra. Për herë të parë në këtë panir merr prej me një stendë kolektive edhe Kina."

Në këtë panair kanë paraqitur prodhimet e tyre edhe 281 firma gjermane. Kjo degë e industrisë ushqimore shënoi vitin e kaluar brënda vendit një rritje prej 2%, ndërkohë që eksportet shënuar një rritje prej 8%.