Papa Françeksu jep bekimin e Pashkës "urbi et orbi"
31 Mars 2013Papa Françesku në mesazhin e Pashkës kërkoi paqe për të gjithë botën dhe një frymë të re pajtimi. Para qindra mijëra besimtarëve në sheshin e Shën Pjetrit ai dënoi shprehimisht luftrat dhe konfliktet në Siri, në Mali dhe në gadishullin korean. Paqja në botë kërcënohet prej egoizmit, që bën të vazhdojë tregtia me njerëz, dhe që do të thotë dhunë në luftrat për droga e shpërdorim të burimeve natyrore. Më pas Papa dhe bekimin „urbi et orbi“.
Papa mbajti meshën e parë të Pashkës. Një masë entuziaste njerëzish e përshëndeti kreun e Kishës Katolike gjatë rrugës për në altar. Dhjetra mijëra lule zbukuronin sheshin para katedrales së shën Pjetrit.
Mesha e Pashkës u ndoq nga 250.000 vetë
Gjatë meshës që zgjati një orë e gjysmë në sheshin e Shën Pjetrit, sipas të dhënave të Vatikanit ishin mbledhur 25.000 vetë. Pas meshës Françesku uroi gëzuar Pashkën dhe më pas udhëtoi me xhipin e bardhë përreth sheshit të Shën Pjetrit. Gjatë këtij udhëtimi përmes masës së njerëzve Françesku puthi dhe bekoi shumë fëmijë të vegjël.
Këtë të dielë besimtarët festojnë përmes shërbesave të shumta fetare festën më të vjetër dhe më të rëndësishme të krishtërimit. Në kujtim të ringjalljes së Jezu Krishtit kjo festë simbolizon fitoren e jetës ndaj vdekjes. Dy javë pas zgjedhjes së tij Papa Françesku për herë të parë dha mesazhin e Pashkës dhe bekimin „urbi et orbi“ – qytetit dhe ruzullit. Si dhe uroi Pashkën në të gjitha shuhët e botës.
Të hapur ndaj së resë
Pavarësisht reshjeve të vrullshme të shiut mbrëmjen e së shtunës rreth dhjetë mijë besimtarë ishin mbledhur në katedralen e Shën Pjetrit në Romë për të marrë pjesë në liturgjinë e përkujtimit të ringjalles së Jezu Krishtit. Atmosfera festive e ceremonisë nisi në atriumin e bazilikës së Vatikanit me ritualin e zjarrit të Pashkës, me të cilin u ndez më pas qiriu i Pashkës. Me futjen në katedralen ende të errët të Shën Pjetrit përmes thirrjes "Lumen Christi" (dritë Krishti) u ndezën qirinjtë e priftërinjve dhe të të gjithë besimtarëve.
Nata e Pashkës në Romë
Në predikimin e tij kreu i ri i Kishës Romano-Katolike u tërhoqi vëmendjen besimtarëve që të mos dorëzohen dhe të mos bien në skepticizëm duke u bërë thirrje atyre që të jenë të hapur ndaj së resë. "Mos të mbyllemi ndaj së resë, që do të sjellë Zoti në jetën tonë“, tha ai duke celebruar shërbesën e tij të parë të Pashkës në mbrëmjen e së shtunës pas së Premtes së Zezë.
Papa i inkurajoi njerëzit që të mos zhyten në problemet e tyre dhe të mos lejojnë që t’i përfshijë trishtimi dhe hidhërimi. "Lereni të hyjë në jetën tuaj Jezusin e ringjallur, përshëndeteni atë si një mik, me besim: ai është jeta!", tha Françesku. Në fund ai pagëzoi katër djem nga Shqipëria, Italia, Rusia si dhe nga SHBA-ja.