Parlamenti gjerman debaton për buxhetin e 2011
14 Shtator 2010Reklamë
Për 2011-ën janë përllogaritur shpenzime të federatës me vlerë rreth 307 miliardë euro, pothuajse katër për qind më pak sesa sivjet. Hyrja e re në hua do të jetë 57,5 miliardë euro dhe do të ulet në mënyrë masive në vitet pasuese.
Opozita e cilëson paketën e kursimeve të Bashkimit CDU-CSU dhe të FDP-së jo të baraspeshuar në pikëpamjen sociale.
Renate Künast, kryetare e fraksionit B90/Të Gjelbërit: „Kotau vullnetar, politikë klienteliste e derdhur në shifra, por jo formësim i së mirës së përbashkët për të ardhmen."
Joachim Poß, kryetar i fraksionit të Partisë Socialdemokrate: „Ne kritikojmë si çekuilibrin social ashtu edhe heqjen dorë nga çfarëdo ngarkese për ata që fitojnë më së shumti."
Autor: DW/ Elert Ajazaj
Redaktoi: Aida Cama