1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pas protestave në Francë: ligji i sigurisë do të rishikohet

1 Dhjetor 2020

Dhjetëra mijëra vetë protestuan ditët e fundit në rrugët e Francës kundër reformimit të ligjit të sigurisë. Një nen i tij penalizon filmimin e policisë. Tani koalicioni qeveritar po dorëzohet.

https://p.dw.com/p/3m2rL
Frankreich Proteste in Paris
Fotografi: Lisa Louis/DW

Shumica qeveritare në Francë dëshiron të riformulojë nenin e diskutueshëm të ligjit të sigurisë, i cili kufizon filmimin e operacioneve policore: "Ne do të propozojmë një rishikim të plotë të nenit 24", tha Christophe Castaner, lideri i partisë La République en Marche (LREM) në Asamblenë Kombëtare.

Merret në konsideratë edhe mungesa e mirëkuptimit të publikut dhe gazetarëve në lidhje me tekstin, tha ish-Ministri i Brendshëm. Dihet që ka ende dyshime.

Gjoba deri në 45.000 euro

Frankreich Proteste in Paris | Cécile Rilhac
Fotografi: Assemblée nationale

Për javë të tëra ka pasur kritika të ashpra ndaj Nenit 24 të "ligjit global të sigurisë" të planifikuar, me të cilin qeveria pretendon të mbrojë policinë. Po të miratohet, publikimi i fotografive të punonjësve të sigurisë në operacione, të cilat kanë si qëllim dëmtimin e integritetit fizik ose mendor të oficerëve të policisë, mund të dënohet me deri në një vit burg dhe me një gjobë prej 45.000 euro.

Asambleja Nacionale e kishte miratuar tekstin tashmë javën e kaluar - tani radhën e ka Senati - dhoma e sipërme.

Tërheqja e kryeministrit

Kryeministri i Francës, Jean Castex njoftoi javën e kaluar se një komision i pavarur duhet të fillojë riformulimin e ligjit. Por kundër kësaj pati protesta të ashpra në parlament dhe Castex u tërhoq.

Në fundjavë pati një protestë të gjerë në të gjithë vendin kundër ligjit të propozuar. Dhjetëra mijëra dolën në rrugë vetëm në Paris.

 

 

aud (afp, tgsch)