1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Podgoricë:"Vizita e shekullit" si një mesazh adresuar Moskës

1 Gusht 2017

Podgorica zyrtare pret zëvëndëspresidentin e SHBA Mike Pence. Ashtu si pritej ai ka konfirmuar partneritet strategjik mes dy vendeve. Megjithatë duket qartë, se ardhja e ti në Mal të Zi është një mesazh drejt Rusisë.

https://p.dw.com/p/2hWJ0
Südkorea Besuch US Vizepräsident Mike Pence
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/L. Jin-Man

Podgorica zyrtare me një njoftim pompoz mirëpret zëvëndëspresidentin amerikan Mike Pence. Ashtu sikurse pritej ai ka konfirmuar partneritet strategjik mes dy vendeve. Megjithatë është qartë e dukshme se ardhja e ti në Mal të Zi është një mesazh në adresë të Rusisë. 
Me Boeing 757 mbërrin në Podgoircë dora e dajthtë e Presidentit Donald Trump. Mike Pence është zyrtari më i lartë që viziton Malin e Zi, që pas vendosjes së bashkëpunimit mes vendeve një shekull më parë. Në rrugën ku do të kalojë Pence trafiku do të jetë i mbyllur dhe masat e sigurisë janë në nivelin më të lartë. Mike Pence vjen me ftesë të kryeministrit Dushko Markoviq, për të marrë pjesë në samitin e Kartës së Adriatikut. Samiti zhvillohet të mërkurën (02.08) dhe aty do të marin pjesë udhheqësit e shteteve apo qeverive të Malit të Zi, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë. 
Qeveria e Malit të Zi nuk u përgjigj në pyetjen e DW, se sa njerëz janë të angazhuar në përgaditjen e pritjes së Pence, por pranuan se kjo është pritja më e madhe e organizuar ndpnjëherë në Malin e Zi. Përgaditjet për pritjen e zëvëndëspresidentit kanë zgjatur dy muaj.
 

Mesazh i pritur
"Vizita e zëvëndëspresidentit preceptohet si një shlyerje borxhi ndaj Malit të Zi, pas arritjeve të rezlutateve shumë të vlefshme në aspektin e zhvillimit politik me referendum", thotë për DW Ivan Vukovic profesor në Fakultetin e Shekncave Politike në Podgoricë. 
Gazetari i së përditshmes "Vijesti" Divan Muric mendon, se nuk do të ketë diçka të re për të informuar, sepse siç thotë ai: "Ne do të marrim vetëm informacione që janë të protokolluara nga ata. Do të përsëriten mesazhet, se Mali i Zi është tani një aleat i SHBA-së, dhe se Mali i Zi është në rrugë të qartë drejt Perëndimit".

Shikim nga Moska
Ajo për çka me siguri nuk do të flitet, por në mënyrë të dukshme do të bëhet e qartë, është mesazhi në adrësë të Rusisë. Pence vjen në Mal të Zi nga Gerorgjia, turneun evropian ai e nisi më 30 korrik me vizitën në Estoni. " Ky turne mund të interpretohet si një mesazh për Rusinë. Është e mjaftueshme të shihet vetëm agjenda e vizitave: Estonia, Gjerorgjia dhe Mali i Zi, vende që duan të largohen nga ndikimi i Rusisë dhe vende që duan sigurinë se Shtetet e Bashkuara i mbështesin ato", thotë Muric për DW.
Me këtë pajtohet edhe politologu Vukovic:"Turi Evropian i Pence mund të shihet si një lloj manovrimi gjeopolitik për të kujtuar Moskën se sjellja e tyre agresive në arenën ndërkombëtare nuk është e pakufizuar".
Qeveria njoftoi, se Maik Pence të mërkurën në mëngjes fillimisht do të takohet me kryeministrin Markoviq. Më pas do të fillojë samiti i Kartës së Adriatikut. Karta është  thelemluar me qëllim që të ndihmohen vendet, që aspirojnë anëtarsim në NATO. Kjo kartë u nënshkrua në vitin 2003 nga Shqipëria, Kroacia, Maqedonia dhe SHBA. Mali i Zi dhe Bosnja i janë bashkuar zyrtarisht Kartës së Adriatikut në vitin 2008, ndërkohë që Serbia mori statuisn e vëzhguesit. 
 

 

Jelena Kulidžan (Podgoricë)