Policia italiane bastis grupet e ekstremit të majtë pas dhunës së fundjavës
18 Tetor 2011Zyrtarë të sigurisë italiane kanë konfimuar se një ditë më parë polica ka bërë kontrolle të befasishme tek grupet anarkiste të ekstremit të majtë, si kundër përgjigje e përleshjeve me policinë në fundjavë, ku për pasojë u plagosën 135 persona.
Ajo që nisi të shtunën si pjesë e një demostrate mbarëbotërore kundër grykësisë së korporatave dhe pabarazisë në të ardhura, e frymëzuar nga lëvizja “Occupy Wall Street” në New York, degjeneroi në një luftë urbane mes protestuesve dhe policisë. Gurët dhe copat e trotuarëve binin mbi policinë, dritaret e dyqaneve dhe bankomatet u thyen dhe makinave iu vu zjarrri, ndërkohë që kryetari i bashkisë deklaroi se dëmi shkaktuar është të paktën 1 milionë euro.
“Dhunë e paprecedentë”
Ministri i Brendshëm Roberto Maroni e ka quajtur “dhunë të paprecedentë”, duke thënë se “protestuesit e dhunshëm përdorën marshimin si mburojë.”
“Unë dua që të kapen autorët e kësaj dhune dhe kush është i përlyer me këta kriminelë, që të shërbejnë si shembull për të tjerët, “ tha ai.
Hetuesit kanë bërë të ditur se po ekzaminojnë dosjet kompjuterike dhe pamjet video, gjithashtu po kërkojnë edhe për depo të mundshme armësh. Organizatorët e demostratës akuzuan policinë se dështoi në izolimin e atyre pak njerëzve që ishin mes 200 mijë protestuesve të tjerë në Romë.
Autor: afp,ap, dpa/Amarildo Topi
Redaktoi: Lindita Arapi