1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

051011 Italien Reaktionen

6 Tetor 2011

Ndërsa Komisioni Evropian bëri sikur nuk i bënte përshtypje degradimi i qartë i Italisë nga agjencia e vlerësimit Moody's, në Itali pati reagime më pesimiste. Disa madje bëjnë thirrje për zgjedhje të reja.

https://p.dw.com/p/12mff
ARCHIV - Der Schriftzug der US-Ratingagenur Moody's aufgenommen in New York (Archivfoto vom 13.07.2011). Das Schreckgespenst des Bankenbankrotts geht wieder um. Die US-Finanzkonzerne können sich nach Ansicht der Ratingagentur Moody's nicht mehr sicher sein, dass der Staat sie im Notfall auffängt. Die Einschätzung von Moody's beschleunigte die massiven Kursverluste bei den US-Großbanken. Besonders schlimm traf es den Sorgenfall der Branche, die Bank of America. Foto: Andrew Gombert/EPA (zu dpa 0204 am 22.09.2011) +++(c) dpa - Bildfunk+++
Logo Moody´sFotografi: picture alliance/dpa

Moody's i jep Italisë vlerësimin "A2". Kështu ekonomia e tretë më e madhe në zonën e euros, Italia vend i G8, gëzon po aq kredibilitet për kredi sa Malta. Më keq  janë vetëm shtetet problematike Irlanda, Portugalia dhe Greqia. Dhe e ardhmja mbetet negative për Italinë. Po të flasin në zhargonin e futbollit, Italia rrezikohet fuqishimisht të bjerë nga kategoria.

Vlerësimi negativ i Moody's nuk ishte surprizë

Franco Bruni, profesor i ekonomisë në Universitetin Bocconi të Milanos: "Arsyetimi i Moody's është i përsosur, ne e kemi pritur atë, edhe pse ndoshta jo kaq herët dhe jo kaq të fortë: më shumë dy shkallë më poshtë e jo tre. Këtë zhvleftësim e kanë përshpejtuar një numër çështjesh, përfshi edhe vështirësitë e Evropës për shpëtimin e Greqisë"

Edhe qeveria italiane e kishte pritur degradimin nga Moody's dhe u përgjigj pas botimit të analizës me një deklaratë me shkrim të kryeministrit, deklaratë e cila qe e ftohtë. Sinjali: gjithçka në rregull. "Ne jemi duke vazhduar punën për të arritur qëllimet e sanksionuara në buxhetin e Komisionit Evropian," tha Silvio Berluskoni. Të martën Ministri i Financave Xhulio Tremonti kishte qetësuar kolegët e tij evropianë me fjalët:

"Për ne ishte e rëndësishme që buxheti të jetë në rregull. Me paketën e kursimit, ne kemi siguruar që buxheti të jetë i balancuar, edhe në qoftë se nuk ka rritje ekonomike. Këtë na e ka konfirmuar gjithashtu edhe FMN-ja. "

Superteaser Großbildteaser ### Achtung, nicht für CMS-Flash-Galerien! ### ARCHIV - Eine Installation mit dem Euro-Zeichen steht vor der Europäischen Zentralbank (EZB) in Frankfurt am Main (Dreheffekt, Illustration vom 07.02.2008). Nach Griechenland und Portugal hat die mächtige Ratingagentur Moody's nun auch Irland auf «Ramschniveau» herabgestuft und über die Zahlungsfähigkeit Italiens gibt es Spekulationen. Von einigen EU-Mitgliedern wird ein baldiger EU-Sondergipfel auf höchster Ebene angestrebt. Foto: Arne Dedert dpa +++(c) dpa - Bildfunk+++
Fotografi: picture alliance/dpa

Besimi në koalicionin qeverisës drejt zeros

Të enjten (6.10.) qeveria do të këshillohet për masa të reja për të nxitur rritjen ekonomike. Por besimi në aftësinë e koalicionit për të vepruar tenton drejt zeros. Ministri i Financave Xhulio Tremonti foli madje këtë javë për zgjedhje të parakohshme, edhe pse më vonë tha se donte të bonte një shaka. Mes Berluskonit dhe Tremontit ka disa javë që ka mosmarrëveshje për kursin e qeverisë.

Edhe politikani i moderuar i opozitës,, kreu i partisë UDC të qendrës, Pier Ferdinando Casini kërkon tani zgjedhje të reja: "Këto janë orë dramatike, fantazmën e Greqisë e kemi përpara sysh dhe megjithatë ende ka një papërgjegjshmëri të pabesueshme ndër ata që besojnë se çdo gjë mund të vazhdojë si zakonisht. Politika është paralizuar tërësisht."

Fondi Monetar Ndërkombëtar e konfirmoi sot indirekt rivlerësimin e Italisë nga Moody's duke bërë një bilanc të ngjashëm dhe të këq: Në 20 vitet e fundit, Italia ka norma rritjeje zhgënjyese, sipas një raporti të FMN-së flitet për një bllokim reformave, për një sistem taksash të komplikuar dhe produktivitet pune të ulët.

Autor:  Tilmann Klein Jung / Pandeli Pani

Redaktoi: E. Xhani