1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëAmerika e Veriut

Politikanët gjermanë të shqetësuar për zgjedhjet amerikane

4 Nëntor 2020

Rezultati i ngushtë i deritashëm i zgjedhjeve amerikane po shkakton shqetësim te politikanët gjermanë. Qeveria gjermane nuk dëshiron ende të komentojë për zgjedhjet në SHBA.

https://p.dw.com/p/3ksJa
US Wahl 2020 Deutschland Protest Berlin
Fotografi: Fabrizio Bensch/REUTERS

Kryetarja e CDU-së dhe Ministrja e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer foli për një situatë shumë shpërthyese. Beteja për legjitimitetin e rezultatit tani ka filluar, tha ajo në emisionin e mëngjesit të ARD-ZDF. Trump kishte njoftuar se ai dëshironte që numërimi i mëtejshëm i votave të ndalet nga një gjykatë. Ekspertët me të drejtë paralajmëruan për një krizë kushtetuese në SHBA, tha Kramp-Karrenbauer.

Röttgen: Gjermania nuk është e përgatitur për fitoren e Trumpit në zgjedhje

Politikani i CDU-së për politikën e jashtme, Norbert Röttgen tha se Gjermania nuk ishte e përgatitur për një tjetër fitore në zgjedhje të Presidentit Donald Trump. Po t'i vihet pikëpyetje për tetë vjet në vend të katër vjetëve NATO-s, kjo do të ishte një situatë krejtësisht e ndryshme, për të cilën askush nuk është i përgatitur. Edhe ekspertja e mbrojtjes e FDP, Marie-Agnes Strack-Zimmermann është e shqetësuar për marrëdhëniet transatlantike. Edhe NATO është në diskutim, tha ajo.

Zëvendëskancelari Olaf Scholz theksoi se në fillim në SHBA duhet të numërohen të gjitha votat . "Kjo eshte e rëndësishme." Duhet të ketë një rezultat të qartë brenda procedurave demokratike. Vetëm pasi të jenë numëruar të gjitha votat, zgjedhjet kanë mbaruar, tha ai.

Qeveria federale nuk komenton

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha se qeveria federale ka besim në traditën demokratike dhe institucionet e sundimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pa rezultat përfundimtar, qeveria po ndjek gjithçka nga afër, por nuk e komenton gjendjen e punëve.

Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të miqësisë me SHBA, Stefan Liebich (E Majta), nuk është i befasuar nga popullariteti i Trumpit. Duhet të kihet parasysh se Trump është më popullor në SHBA sesa kishin shpresuar shumë në Gjermani, tha ai. Dhe: Edhe nën Biden-in, nuk do të ishte gjithçka si më parë, i tha Liebich radios SWR.

aud (SWR)