Presidenti i Bundestagu-t Lammert nuk do të kandidojë më.
17 Tetor 2016Reklamë
Presidenti i Bundestagu-t Norbert Lammert (CDU) nuk do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vjeshtën e vitit 2017. Lammert (67 vjeç) e njoftoi këtë në një letër drejtuar zyrës së qarkut të CDU-së në Bochum, tha zëdhënësi i parlamentit Ernst Hebeker.
Presidenti i Bundestagu-t Norbert Lammert ka qenë disa herë për vizita të ndryshme edhe në Shqipëri dhe në Kosovë.