1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Steuerhinterziehung Zumwinkel

Karl Zawadzky22 Janar 2009

Sot (22. janar 2008) fillon në Bohum një nga proceset më spektakolare në lidhje me anashkalimin e organeve fiskale. Në bankën e të akuzuarve është ish-kryetari i koncernit Deutsche Post, Klaus Zumwinkel.

https://p.dw.com/p/Ge94
Ish shefi i Postës gjermane Zumwinkel para gjyqit për korrupsion, 14 shkurt 2008.
Ish shefi i Postës gjermane Zumwinkel, para gjyqit për korrupsion, 14 shkurt 2008.Fotografi: AP

Procesi do të jetë i shkurtër, sepse rasti është i qartë. Ish-shefi i koncernit Deutsche Post, Klaus Zumwinkel, për vite të tëra një ndër manaxherët më të njohur të Gjermanisë me një reputacion pa asnjë njollë, e ka panuar krejtësisht akuzën dhe pak pas arrestimit të tij spetakolar e pagoi borxhin që i kishte zyrës fiskale të Këlnit.

Trupi gjykues ka parashikuar për procesin dy ditë, por ndoshta ai do të përfundojë më shpejt. Avokatët e Zumwinkelit kanë rënë dakord për një marrëveshje me prokurorinë përpara fillimit të procesit, dhe mendohet se gjykata do ta ndjekë rekomandimin e prokurorisë.

Veç kësaj ky proces pilot vendos përmasa të reja në lidhje me trajtimin juridik të rasteve të të ardhurave prej përqindjeve nga fondacionet private në Lihtenshtejn. Si përfundim i akuzuari e pranon fajin, tregon pengesë dhe dënohet me një gjobë të majme si dhe me maksimumi dy vjet heqje lirie me kusht. Në këtë mënyrë drejtësia kursen një proces të gjatë dhe i akuzuari nuk ka nevojë të përfundojë në burg.

Një praktikë e tillë mund t'i bierë fort ndesh ndjenjës së shumë qytetarëve për drejtësi, por në rastet e delikteve ekonomike një përfundim i tillë i proceseve është më se i zakonshëm. Kjo sepse nga njëra anë organet e drejtësisë janë të mbingarkuara, vetëm në gjykatën e Bohumit presin të gjykohen 700 raste për mospagim taksash për paratë që janë depozituar në Lihtenshtejn. Nga ana tjetër në rast se ata që nuk paguajnë taksat do të dënoheshin të gjithë me heqje lirie, atëhere do të duhej që nëpër burgje të shtoheshin qelitë. Qëllimi i shtetit është që të përmes dënimeve për vepra në të kaluarën të mbledhë taksat që i kanë shpëtuar dhe të sigurojë sinqeritet në lidhje me taksat për të ardhmen.


Në rastin e Zumwinkelit dënimi do të jetë si dhe në rastet e tjera që kishin lidhje me bankat e Lihtenshtejnit, p.sh. ndaj një multimilioneri nga Bad Homburgu, i cili kishte anashkaluar nga organet fiskale 7,5 milionë euro. Dënimet do të jetë gjoba të larta dhe dënime me heqje lirie prej dy vjetësh me kusht.


Prokuroria e Bohumit njihet si dorë shumë e fortë në luftën kundër krimit ekonomik, por në lidhje me rastet e mospagimit të taksave ajo kërkon në radhë të parë dënime me gjoba të rënda dhe jo dënime me heqje lirie. Shteti është i interesuar të mbledhë para dhe jo të mbushë burgjet. Morali i kësaj historie: drejtësia tokësore është relative. Gjoba disamilionëshe mund t'i dhëmbë multimilionerit Klaus Zumwinkel. Por shumë më tepër atij i dhemb largimi nga kryesia e koncernit Deutschen Post, humbja e shumë posteve dhe mandateve në kryesi firmash apo OJQ-sh si dhe përbuzja shoqërore dhe kalendari bosh.


Meqenëse aktualisht në programin e vizitave turistike të Këlnit bën pjesë edhe një ndalesë përpara vilës së Zumwinkelit prej nga policia e nxori para rreth një viti e shoqëruar prej kamerave të shumta, ai jeton më tepër në kështjellën e tij në Tirolin e Jugut.

(PP/ACA)