1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Puigdemont nuk ka nevojë të ekstradohet më

19 Korrik 2018

Spanja heq dorë nga kërkesa për esktradimin e liderit të separatistëve katalonjas, Puigdemont. Gjermania do ta kishte ekstraduar atë jo për rebelim, por për keqpërdorim fondesh.

https://p.dw.com/p/31kyD
Carles Puigdemont
Fotografi: picture-alliance/dpa/G. Fischer

Gjykatësi përgjegjës në Gjykatën e Lartë të Madridit, Pablo Llarena ka vendosur të tërheqë urdhërarrestin europian për ish-presidentin rajonal të Katalonjës, Carles Puigdemont, u bë e ditur në kryeqytetin spanjoll të enjten (19.07).

Gjykata e Landit Schleswig vendosi para një jave, se Puigdemont mund të ekstradohet në Spanjë, por vetëm për dyshimin e keqpërdorimit të parave publike dhe jo për rebelim, akuza kryesore e drejtësisë spanjolle. Gjykata gjermane do të vendoste shpejt për ekstradimin.

Spanien Barcelona Demonstration für inhaftierte katalanische Politiker
Fotografi: Getty Images/AFP/J. Lago

Akuza për drejtësinë gjermane

Në deklaratën e Gjykatës së Lartë të Spanjës theksohet se vendimi i Gjykatës së Landit gjerman, e minoi punën e gjykatësit Llarena. Gjykatësi spanjoll akuzon drejtësinë gjermane ndër të tjera për "mungesë angazhimi". Por Llarena heq dorë nga dërgimi i çështjes për Gjykatën Europiane të Luksemburg.

Puigdemont në vjeshtën e vitit 2017, në vazhdën e një referendumi për pavarësi, u vendos në Belgjikë. Në kthimin nga vendet skandinave ai ndalua në 25 mars në landin Schleswig-Holstein.

la/(dpa, rtr, ap)