1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Putin paralajmëron në Lisbonë për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit në

26 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/Bwkv
Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi në Lisbonë për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit në kuadër të konfliktit atomik. Gjatë një vizite në Portugali, presidenti Putin u shpreh se, një hap i tillë do të çonte në qorrsokak. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara nga ana e tyre kanë rritur presionin ndaj Teheranit. SHBA-të vendosën sanksionet më të ashpra kundër Teheranit që nga koha e revolucionit islamik para 30 vjetësh. Gardat revolucionare, pjesë e forcave të armatosura iraniane shihen si furnizues me armë të shkatërrimit në masë. Njësia eiltë, Al-Kuds, shfaqet në SHBA në listën e shteteve dhe organizatave që mbështesin terrorizmin. Me këtë qeveria amerikane i hap udhë masave ndëshkuese financiare. Ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer (Frank Walter Steinmeier) zhvilloi në Hamburg bisedime konstruktive me ndërmjetësuesin e ri iranian, Said Xhalili. Pas takimit u bë fjalë për bisedime konstruktive, por nuk u bënë të njohura hollësi.