Qendra e majtë kryeson me vota pas zgjedhjeve parlamentare në Itali
25 Shkurt 2013Në Itali kanë përfunduar votimet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Qendrat evotimit u mbyllën në orën 15:00. Mbi 50 milionë qytetarëve italianë me të drejtë vot u ishte bërë thirrje të votojnë për palamentin e ri. Sipas parashikimeve paraprake jozyrtare, shënojnë fitore forcat e qendrës së majtë politike, të drejtuara nga Pier Luigi Bersani.
Televizioni Sky Italia njofton, se kjo aleancë ka marë rreth 35,5 % të votave, ndërkohë që koalicioni rreth ish-kryeministrit Silvio Berlusconi vlerësohet të ketë marrë rreth 29 % të votave. Aktori i komedive Beppe Grillo ka fituar, sipas rezultateve të para, rreth 19 % të votave, ndërsa në vendin e katërt radhitet koalicioni i rreth kreministrit të deritanishëm të Italisë, Mario Monti me rreth 9,5 % të votave. Vlerësohet se ai do të mund të futej në koalicion me partitë politike të qendrës së majtë, por akoma është tepër heret të flitet për rezultuatet përfundimtare dhe koalicionet e mundshme.
Pjesëmarrja në votime gjatë ditës së parë ishte shumë e ulët, ndërsa në ditën e dytë ishte më e lartë. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Italinë e përfshirë nga kriza ekonomike, si pasojë e borxheve dhe recesionit në vend. Analistët vlerësojnë se Italia ka nevojë për një qeveri të qëndrushem, në mënyrë që sa më parë të fillojë me zgjidhjen e problemeve serioze ekonomike dhe financiare.