1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

MAN Korruption

12 Maj 2009

Skandali i ryshfeteve te koncerni i kamionëve dhe makinerive MAN është zgjeruar edhe më tej. Prokuroria e Mynihut po zhvillon hetime kundër më shumë se 100 të akuzuarve, dy prej të cilëve janë arrestuar.

https://p.dw.com/p/HobY
Fotografi ilustruese e korrupsionit.
Prokuroria po zhvillon hetime për korrupsion tek koncerni i makinerive dhe i automjeteve të shërbimit, MAN.Fotografi: picture-alliance/dpa

Prokuroria po zhvillon hetime për dyshimet për ekzistencën e korrupsionit dhe të korruptueshmërisë në biznes si dhe të mashtrimeve fiskale. Në rastin e pagimit të ryshfeteve nga koncerni i makinerive dhe i automjeteve të shërbimit, MAN aktualisht janë akuzuar mbi 100 vetë, tha kryeprokurori Anton Winkler në Mynih. Për këtë arsye, punonjës të distribucionit dhe nga rrethi i përfituesve bëjnë pjesë në grupin e atyre që akuzohen. "Javët e fundit ka pasur dy arrestime, megjithëse një urdhër arresti u anullua. Anëtarë aktualë të kryesisë të Shoqërisë Aksionare të Automjeteve të Shërbimit MAN nuk preken nga këto hetime."

Se në ç'shkallë preket nga akuzat niveli i menaxhuesve, për këtë duhet pritur ende, thotë Vinkleri. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, në të gjithë Gjermaninë janë kontrolluar 59 objekte. U angazhuan edhe 100 inspektorë taksash dhe 26 prokurorë të Prokurorisë München I. Janë kontrolluar ndër të tjera Shoqëria Aksionare MAN AG si dhe rezidenca kryesore e automjeteve të shërbimit MAN AG, fabrikat në Nyrnberg dhe në Mynih. Gjithashtu u kontrolluan shtatë banesa private të bashkëpunëtorëve dhe përfituesve. Hapësira kohore e hetimeve shtrihet në vitet 2002 deri 2009. "Ekziston dyshimi se shitësit në filiale u kanë paguar ryshfete blerësve të klientëve të MAN, që këta t'i kryejnë blerjet tek automjetet e shërbimit te MAN dhe jo te konkurentë të tjerë. Rrjedha e parave po kontrollohet ende. Por ekziston dyshimi, se paratë kanë rrjedhur pjesërisht përmes llogarive të miqve të përfituesve të parave. Aktualisht ekziston supozimi se janë paguar rreth një milionë Euro para ryshfet përmes firmave fantazmë.

Një zëdhënës i Shoqërisë Aksionare MAN nuk donte të pozicionohej për hetimet e Prokurorisë. Hetimet janë krejt në fillim, tha ai. MAN-i bashkëpunon me prokurorinë.

Autor: Yvone Unger / Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama