Reforma e OKB-së në qendër të axhendës të Ban Ki Moon-it, Sekretari i ri i Përgjithshëm i OKB-së
24 Tetor 2006OKB-ja mban ende vulën e Luftës së Dytë Botërore, si pasojë e së cilës ajo u themelua. Shembulli më i mirë është KS të OKB-së, ku pesë fuqitë fitimtare, SHBA, Rusia, Britania e Madhe, Franca dhe Kina janë të vetmet e përfaqësuara, duke pasur edhe një të drejtë vetoje.
Sekretari i përgjithshëm, Kofi Anan ngriti nga ky shkak një komision ndërkombëtar për reformën. Ky komision do të përpunonte propozime, të cilat u paraqitën në përvjetorin e 60-të të OKB-së, një vit më parë.
"Për të plotësuar porosinë e tyre, Kombet e Bashkuara duhet t'i përshtaten realiteteve të kohës së sotme. Ne kemi nevojë për një organizatë efektive botërore, përgjegjëse si përballë publikut, ashtu edhe përballë qeverive."
Thelbi këtu ishte reforma e KS të OKB-së. Disa shtete- Gjermania, Japonia, India dhe Brazili- kërkonin vetë një vend të përhershëm në KS të OKB-së. Vende të tjera, me në krye Meksikën dhe Pakistanin, kërkonin të pengonin pikërisht këtë. Pastaj u krijua me Unionin Afrikan një fraksion i tretë, që paraqiti një koncept me vende të përhershme për shtetet afrikane. Në kaq shumë prani pavendosmërie, nuk qe më e nevojshme vetoja e SHBA, e cila të pengonte ndryshimin e çdo statuskuoje.
Ajo që u vendos në vend të të gjithë kësaj ishte shpërbërja e komisionit joefikas të të drejtave të njeriut, që debatonte shumë, por që nuk ishte në gjendje të vendoste sanksione. Si problem edhe më i madh rezultoi, që në mënyrë të rregullt, në këtë forum anëtarësoheshin shtete, pikërisht për të penguar dënimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në vendin e tyre. E qartë ishte: komisioni duhet të zëvendësohej me një tjetër.
Kur u arrit kjo, SHBA, të cilat dolën kundërshtaret më të mëdha për sa u përket kushteve të anëtarësimit në këtë komision, më në fund nuk kandiduan fare për t'u anëtarësuar në të.
Risia e dytë e rëndësishme, është krijimi i një komisioni për konsolidimin e paqes. Këtu do të koordinohen në mënyrë qendrore dhe do të përgatiten para së gjithash ndërhyrjet e helmetkaltërve si UNIFIL-i në Liban. Kjo është edhe qendra ku do të mblidhen përvojat nga rajone krize në botë.
Si pikë tjetër në axhendën e reformës së OKB-së, Anani vendosi menaxhimin e OKB-së- një detyrë fillestare e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së vetë. Anani bashkoi disa zyra të OKB-së duke kursyer me këtë rreth 1 mijë vende pune.