Rusia ndërpret marrëveshjen për drithërat nga Ukraina
17 Korrik 2023Rusia e bllokoi marrëveshjen për të eksportimin e drithërave nga Ukraina përmes Detit të Zi. Pasi të plotësohen të gjitha kërkesat e Rusisë për eksportin e drithërave ruse, atëhere Moska do t'i rikthehet përmbushjes së marrëveshjes, tha zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov, për agjencinë shtetërore të lajmeve ruse TASS.
Pas disa zgjatjesh marrëveshja me Rusinë dhe Ukrainën ishte zyrtarisht e vlefshme deri më datën 17. korrik 2023.
Kremlini mohon ndonjë lidhje me sulmin në urën e Krimesë
Zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov tha se sulmi ndaj urës së Krimesënuk ka ndonjë ndikim në të ardhmen e marrëveshjes së grurit. "Këto janë dy ngjarje të palidhura me njëra-tjetrën. Ju e dini se Presidenti Putin e kishte shprehur qëndrimin e tij përpara sulmit terrorist, tha Peskovi. Presidenti rus, Vladimir Putin, kishte thënë se baza për zgjatjen e marrëveshjes mungon.
Bllokimi i marrëveshjes e bën të pamundur vazhdimin e eksporteve me rrugë detare të miliona tonëve drithëra nga Ukraina, kryesisht misër dhe grurë, megjithëse eksportet janë tejet të rëndësishme për vendet më të varfra.
Afrika dhe Lindja e Mesme preken rëndë
Ukraina është ndër prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë. Në fillim të pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, shumë vende u kërcënuan nga uria. Sipas të dhënave të Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, drithërat ukrainase ushqejnë 400 milionë vetë në botë. Ndërprerja e eksporteve dëmton më shumë Afrikën dhe Lindjen e Mesme.
Marrëveshja, e cila i mundëson Ukrainën të eksportojë grurë përmes Detit të Zi të kontrolluar nga flota ruse, u arrit një vit më parë me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë dhe që atëherë është zgjatur disa herë.