1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëUkrainë

Rusia ndërpret marrëveshjen për drithërat nga Ukraina

17 Korrik 2023

Afati i marrëveshjes për eksportin me rrugë detare të drithërave nga Ukraina skandon sonte në darkë.

https://p.dw.com/p/4TzmD
Rusia ndërpret marrëveshjen për drithërat nga Ukraina
Rusia ndërpret marrëveshjen për drithërat nga Ukraina Fotografi: Ukrinform/dpa/picture alliance

Rusia e bllokoi marrëveshjen për të eksportimin e drithërave nga Ukraina përmes Detit të Zi. Pasi të plotësohen të gjitha kërkesat e Rusisë për eksportin e drithërave ruse, atëhere Moska do t'i rikthehet përmbushjes së marrëveshjes, tha zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov, për agjencinë shtetërore të lajmeve ruse TASS.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov
Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri PeskovFotografi: Valery Sharifulin/TASS/dpa/picture alliance

Pas disa zgjatjesh marrëveshja me Rusinë dhe Ukrainën ishte zyrtarisht e vlefshme deri më datën 17. korrik 2023.

Kremlini mohon ndonjë lidhje me sulmin në urën e Krimesë

Zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov tha se sulmi ndaj urës së Krimesënuk ka ndonjë ndikim në të ardhmen e marrëveshjes së grurit. "Këto janë dy ngjarje të palidhura me njëra-tjetrën. Ju e dini se Presidenti Putin e kishte shprehur qëndrimin e tij përpara sulmit terrorist, tha Peskovi. Presidenti rus, Vladimir Putin, kishte thënë se baza për zgjatjen e marrëveshjes mungon.

Bllokimi i marrëveshjes, e bën të pamundur eksportin e drithërave nga Ukraina përmes Detit të Zi
Bllokimi i marrëveshjes, e bën të pamundur eksportin e drithërave nga Ukraina përmes Detit të ZiFotografi: Mehmet Emin Caliskan/REUTERS

Bllokimi i marrëveshjes e bën të pamundur vazhdimin e eksporteve me rrugë detare të miliona tonëve drithëra nga Ukraina, kryesisht misër dhe grurë, megjithëse eksportet janë tejet të rëndësishme për vendet më të varfra.

Afrika dhe Lindja e Mesme preken rëndë 

Ukraina është ndër prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë. Në fillim të pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, shumë vende u kërcënuan nga uria. Sipas të dhënave të Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, drithërat ukrainase ushqejnë 400 milionë vetë në botë. Ndërprerja e eksporteve dëmton më shumë Afrikën dhe Lindjen e Mesme.

Marrëveshja, e cila i mundëson Ukrainën të eksportojë grurë përmes Detit të Zi të kontrolluar nga flota ruse, u arrit një vit më parë me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë dhe që atëherë është zgjatur disa herë.