1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ryshfete dhe mitmarrje nga sipërmarrjet gjermane

Christian Ignatzi/Vilma Filaj-Ballvora22 Qershor 2013

Koncerni hekurudhor gjerman Deutsche Bahn nuk është i vetmi rast korrupsioni deri tani. Ryshfeti dhe mitmarrja ndeshen edhe në sipërmarrje të tjera gjermane.

https://p.dw.com/p/18u4B
A
Fotografi: Fotolia/Natalia D.

Për shkak se vende të tilla si Greqia, Afrika e Jugut, Kina, Algjeria, Ruanda apo Tajlanda kanë nivel të lartë korrupsioni dhe renditen nga fundi i listës së Transparency International, koncerni hekurudhor gjerman Deutsche Bahn (DB) është tërhequr nga disa projekte ndërkombëtare.

Por shkaku pse DB u tërhoq nga Greqia ka edhe një sfond konkret. Klaus Ott, redaktori i gazetës "Süddeutsche Zeitung", tha për Deutsche Welle-n se hetimet e Prokurorisë së Frankfurtit për korrupsion në radhët e koncernit hekurudhor gjerman Deutsche Bahn (DB) kishin arritur në përfundimin se "Persona përgjegjës për ndërtimin e rrjetit të metrove në Athinë janë korruptuar me paratë e një firme konsulence në ishullin e Jersey-it." Kjo kishte qenë edhe arsyeja se përse DB International kishte fituar në vitin 2010 tenderin për të ndërtimin e një linje metroje në Athinë. Aktualisht nën hetim janë 37 të akuzuar nga DB International. Vetë koncerni ka ngritur padi dhe kërkon dëmshpërblim nga persona drejtues të DB International.

ICE Deutsche Bahn
Fotografi: AFP/Getty Images

Edhe sipërmarrje të tjera në Gjermani japin ryshfete

Koncerni hekurudhor gjerman Deutsche Bahn nuk është i vetmi rast korrupsioni deri tani. Birgit Galley, drejtore e School of Governance Risk & Compliance  në Berlin ka të bëjë shpesh me krimin ekonomik. Ajo përgatit të rinjtë për të parandaluar probleme të tilla në të ardhmen. "Nuk janë të e zakonshme, por raste ka shpesh," tha ajo në një intervistë me Deutsche Welle. "Hetuesit që merren me krimet ekonomike nuk do të mbeten aq shpejt të papunë." Përveç ligjit që ka vite që është në fuqi dhe që ndalon ryshfetin dhe mitmarrjen për zyrtarët publikë në Gjermani, tani ka një ligj që u ndalon ndalon kompanive gjermane edhe ryshfetin jashtë vendit. "Ngasja është ende shumë e madhe dhe ne do të vazhdojmë të ndeshim edhe në të ardhmen shpesh raste të mitmarrjes." - thotë Birgit Galley. "Se sa i përhapur është ryshfeti nga ana e kompanive gjermane jashtë vendit nuk dihet me saktësi, por mund të thuhet se ka një numër të lartë rastesh të paraportuara," thotë Birgit Galley. Raste dhënie ryshfetesh në përmasa të mëdha ka pasur tek Siemens-i. Në vitin 2006 shuma e tyre u llogarit me 2.9 miliardë euro.

03042007-MIG-KORRUPTION06.jpg
Birgit GalleyFotografi: DW-TV

Ligjet që nuk zbatohen nuk vlejnë

Në Kinë apo shumë vendeve aziatikojugore ka sipas indeksit të korrupsionit të Transparency International rajone ku sipërmarrjet gjermane japin ryshfete. Por në vende të tilla si Greqia apo Italia problemi nuk është mungesa e ligjeve kundër korrupsionit por se organet e drejtësisë nuk i zbatojnë këto ligje, mendon Christoph Lütge, profesor për etikën ekonomike.

Prof. Dr. Christoph Lütge TU München
Prof. Dr. Christoph LütgeFotografi: TU München

Koncerni hekurudhor gjerman Deutsche Bahn thotë se pas skandalit për korrupsion është shumë i kujdesshëm dhe i verifikon me imtësi porositë që merr si dhe klimën e biznesit në vendet ku merr pjesë në tendera.