Seanca e posaçme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën / BE dhe Marrëveshja Schengen / 50 vjetori i Amnesty International
13 Maj 20111. Në Nju Jork u mbajt të enjten një seancë e posaçme e Këshillit të Sigurimit të OKB, kushtuar gjendjes në Kosovë, Në të një vëmendje e posaçme iu kushtua kërkesës për zbardhjen e plotë të pohimeve nga raporti i Dick Martyt për trafikim me organe njerëzore gjatë konflikteve të armatosura në Kosovë, si dhe dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës. Bahri Cani më gjerësisht.
2. Danimarka u përpoq në Këshillin e Ministrave të BE që t'i qetësojë partnerët pas shpalljes së kontrolleve të reja në kufi. Pavarësisht, tema Schengen, pra çështja se si do të veprojë në të ardhmen BE me qarkullimin e lirë të personave përmban lëndë konflikti. Christoph Hasselbach informon.
3. E drejta për të shprehur i lirë mendimin është një e drejtë bazë, edhe guri themeltar, mbi të cilën u ndërtua 50 vjet më parë Amnesty International. Angazhimi për lirinë e mendimit u kthye në një pikërëndesë të punës së organizatës dhe i tillë ka mbetur deri më sot. Sabine Ripperger.