1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sebastian Kurz i Austrisë përballet me votën e mosbesimit

21 Maj 2019

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm ekstremist për shkak të një çështjeje korruptive ka shkaktuar reagim të dëmshëm.

https://p.dw.com/p/3IpN7
Österreich Wien PK Kanzler Kurz Bundespräsident Van der Bellen
Fotografi: Reuters/L. Foeger

Votën e mosbesimit, Kancelari austriak Sebastian Kurz e pret në një seancë të posaçme parlamentare të hënën e ardhshme, tha kryetari i Dhomës së Poshtme të Parlamentit.

Ky njoftim vjen pasi një skandal korrupsioni shkaktoi përçarje në koalicionin qeverisës, duke e zhytur qeverinë në kaos vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve për Parlamentin Europian.

Cili është skandali i videos në Ibiza? Ish-zëvendëskancelarin dhe kreun e Partisë së Lirisë, Heinz-Christian Strache e filmuan fshehtas në ishullin spanjoll të Ibizas, duke i ofruar kontrata qeveritare një investitoreje të rremë ruse. Në këmbim, ai donte që ajo të blinte një gazetë austriake dhe ta përdorte atë për të ndihmuar partinë e Straches në zgjedhjet e vitit 2017. Videoja u publikua nga dy gazeta gjermane të premten. Strache njoftoi dorëheqjen e tij të shtunën.

Qeveria në kaos: Kancelari Kurz tha se Partia e tij Popullore (OVP) nuk mund të punonte më në një koalicion qeverisës me FPÖ-në dhe shpalli zgjedhje të parakohshme në shtator. Ai gjithashtu i kërkoi Presidentit të shkarkonte ministrin e Brendshëm, figurën e njohur të FPÖ-së Herbert Kickl, për të siguruar një hetim të paanshëm të videos së xhiruar fshehtas. Pas kësaj FPÖ-ja deklaroi se të gjithë ministrat e saj do të jepnin dorëheqjen në shenjë solidariteti nëse Kicklin e detyronin të largohej.

Po tani? Nëse shumica voton kundër Kurz-it në votimin e mosbesimit, Presidenti Aleksander Van der Bellen duhet të caktojë një kryetar të ri të qeverisë. FPÖ-ja dhe socialdemokratët e opozitës - partia e dytë më e madhe në parlament - nuk kanë deklaruar ende nëse do ta mbështesin apo jo kancelarin. Sidoqoftë, Kickl i FPÖ u citua nga një gazetë e përditshme austriake me fjalët: "Do të ishte pothuajse naive për Kurzin, që të kujtojë se ne, FPÖ, nuk kemi asnjë mosbesim ndaj tij për shkak të mosbesimit të tij ndaj nesh...ata që japin besim, marrin besim, ata që japin mosbesim, marrin mosbesim".

dw (Reuters, AFP)