Sekretari amerikan i mbrojtjes po viziton trupat amerikane në Irak
16 Qershor 2007Reklamë
Bagdat: Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gejts (Robert Gates) u takua në kryeqytetin irakian Bagdat me komandantë të lartë të trupave amerikane. Temë qendrore në bisedime ishte përforcimi i trupave amerikane. Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Bagdat ai do të flas edhe me kryeministrin Nuri el Maliki për të ashtuquajturin proces i pajtimit kombëtar. Gejts është i zhgënjyer me përparimet e bëra deri tani në këtë drejtim. Sipas informatave të gazetës 'Uashington Post' ushtria amerikane ndërkohë ka përfunduar përforcimin e planifikuar të trupave në Irak. Aktualisht SHBA-të janë të pranishme në Irak me 165 mijë ushtarë.