1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun apelon ndaj qeverisë birmaneze për tolerancë ndaj protestave

25 Shtator 2007
https://p.dw.com/p/BjOb
Protestat kundër qeverisë militariste në Birmani vazhdojnë të zgjerohen. Qeveria u bëri thirrje murgjve të qëndrojnë larg politikës. Në kryeqytetin Rangun më parë më shumë se 100.000 vetë të udhëhequr nga murgjit budistë u falën para Shvedagon-pagodës, simbol i budizmit birman. Edhe politikanët opozitarë dolën në rrugë të protestonin për gjendjen e arrestit të udhëheqëses së opozitës, Aung San Suu Kyi. Qeveria militaristeka kërcënuar me përdorimin e dhunës kundër demonstruesve. Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për vetpërmbajtje qeverisë së Birmanisë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun (Ban Ki Moon) apeloi ndaj qeverisë birmaneze për tolerancë ndaj protestave.
.