Serbët dhe qeveria Thaçi & Bashkëpunimi i përfaqësuesve të pakicës boshnjake në diasporë me institucionet kosovare
18 Shkurt 2011Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi pohon se qeveria e re do të jetë gati deri të hënën, kur pritet seanca konstitutive e parlamentit të ri. Në këtë qeveri do të jenë Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe përfaqësuesit e minoriteteve. Por jo të gjithë deputetët serbë janë të gatshëm të bashkëpunojnë me kryeministrin Thaçi.
Pakica boshnjake nuk është e kënaqur me pozitën e saj në Kosovë. Kështu shprehet në një intervistë për Deutsche Wellen kryetari i Shoqatës së boshnjakëve kosovarë që jetojnë në Gjermani, Osman Destanoviq. Ai ndër të tjera flet edhe për raportet e pakicës boshnjake me përfaqësitë diplomatike të Kosovës në Gjermani dhe ato me komunitetin shqiptar. Detsanoviq si përfaqëues i boshnjakëve nga Kosova në Gjermani ishte edhe në pritjen e konsullatës kosovare në Frankfurt mbi Majn me rastin e trevjetorit të pavarësisë.
Autor: Zylfije Jakupi/Esat Ahmeti
Redaktoi: Bahri Cani