Korrupsionet në sistemin shëndetësor
25 Maj 2012Studimi zbulon një skandal, por rezultatet e tij faktikisht nuk janë të reja. Në fillimin e Ditës gjermane të Mjekësisë, me 22.05.2012, shoqata qëndrore e sigurimit shëndetësor publik, GKV, publikoi një studim, që tregon se në Gjermani ekziston një sistem, që mjekëve u paguhet shpröblim, kur ato dërgojnë pacientë në spitale. "Kjo është në Gjermani një praktikë e zakonshme", tha kryetari i GKV, Gernot Kiefer. Një ndër katër spitale paguan shpörblime të tilla.
Pasoi një protestë e madhe nga politikanët dhe mohime nga përfaqësuesit e mjekëve. Politikani i PSD, Karl Lauterbach, foli për "raporte mafioze, që shkaktojnë një dëm të madh, sidomos për pacientët" dhe kërkoi nga ministri i Shëndetësisë Daniel Bahr, që të veprojë. Kryetari i dhomës gjermane të mjekëve, Frank Ulrich Montgomery, kundërshtoi kritikët, duke pohuar se studimi është i dyshimtë dhe akuzoi autorët se po bëjnë propagandë kundër mjekëve.
Ryshfeti nuk bën përjashtim
GKV ka ngarkuar për të kryer studimin shkencëtarin Kai Bussmann nga qendra ekonomike dhe kërkimore e universitetit të Halle Wittenbergut. Studimi është bazuar në anketimet e institutit Emnid me më shumë se 1000 mjekë specialistë, tö cilöt kanë ordinanca privare, me shefa ambulancash, si dhe farmacistë, shitës të produkteve sanitare, apo köpucöve ortopedike. Nga këto dy institucione të njohura është siguruar paanshmëria e studimit dhe karakteri reprezentativ i rezultateve, theksoi zëdhënësi i GKV-së, Florian Lanz, në një intervistë me Deutsche Welle. "Akuza dhe thashetheme ka patur shumë, a janë raste të vewanta, apo është një problem themelor?" Përgjigja është e qartë: korrupsioni është një problem themelor, edhe pse shumica e mjekëve sillet nö mönyrö tö rregullt, thotë Lanz. Por disa mjekëve thjesht u mungon vetëdija për padrejtësinë.
Korrupsioni nuk është diçka e re
Një skandal të ngjashëm ka patur edhe në vitin 2009. Edhe atëherë fjala ishte pör pagimin e shpörblimeve nga spitalet, nö rastet kur mjekët u kishin dërguar atyre pacientë. Madje që atëherë ishte menduar, që të bëhej "një listë e delikuentëve", në mënyrë që të ndëshkoheshin mjekët dhe administratorët e korruptuar të spitaleve. E ngarkuara e atëhershme e qeverisë për pacientët, Helga Kuhn-Mengel e PSD, akuzoi mjekët për "veprimtari kriminale".
Standartet e dyfishta janë të dëmshme
Por rasti u zhduk nga sytë e opinionit publik. Përsenë nuk mund ta shpjegojë zëdhënësi i GKV-së Lanz. Ai sheh nevojën e rregullave të qarta për të parandaluar ryshfete të tilla: "Çështja e korrupsionit është një çështje ligjore. Në sistemin shëndetësor kemi veworinë, se një mjek privat nuk është i "korruptueshëm" në kuptimin juridik. "Por kur një mjek i punësuar merr honorar për transferimin e pacientit në spital, atëherë kjo është e dënueshme." "Kjo bazohet në atë, që mjekët privatë lejohen të marrin para për shërbime, edhe nëse ata nuk janë të nevojshme nga ana mjekësore. Standarte të dyfishta për një gjë të njëjtë."
Përmirësimi i menaxhimit parandalon mashtrimin
Ekonomisti i sektorit tö shendetösisö nga Magdeburgu, Peter Rudolph, e sheh zhvillimin e korrupsionit të bazuar pjesërisht edhe në vetë sistemin shëndetësor. Një treg, thotë Rudolph, me 280 miliardë euro fitim. Kjo të josh. Në një intervistë me Deutsche çelle ai tha: "Ne shendetësi shohin tendenca për të futur elementet e ekonomisë së tregut në një sistem, që nuk i përket ekonomisë së tregut. Kjo sjell si rezultat, që midis mjekëve dhe sherbimeve sanitare në përgjithësi, spitaleve dhe ambulancave ka një konkurrencë në rritje." Prej kësaj lindin tensione. Rasti i shpërblimeve është pasoja. Nga një menaxhim i duhur në sektorin e shëndetësisë jemi ende larg në Gjermani. Por kjo ishte e nevojshme, që të punohet me fitim. Me fjalë të tjera, mjekët privatë mund të rrisnin mjaft fitimet përmes një organizimi më të mirë të ordinancave të tyre. Kështu ata do të josheshin më pak nga shpërblimet e spitaleve. Por ky efekt natyrisht nuk është i sigurt. Rritja e fitesës rrallë ka bërë të mos kërkohet më shumë. Edhe sot mjekët privatë fitojnë shumë, ndryshe nga mjekët në spitale që paguhen keq. "160 000 euro janë të ardhurat mesatare të një mjeku me ordinancë private," thotë zëdhënësi i GKV, Lanz.