1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëri: Media përdoret nga mafia?

Arben Muka30 Mars 2007

Kryeministri shqiptar Sali Berisha akuzon mediat se keqpërdoren nga mafia, por nuk përmend emra konkretë.

https://p.dw.com/p/ArX4
Gazeta, Tiranë
Gazeta, TiranëFotografi: DW / Aida Cama

Këtë përfundim ka arritur kryeministri Sali Berisha, duke argumentuar se "kur them hanxharët dua nënkuptoj se ka krijuar mediat e veta, të cilat i përdor si megafonë të saj për dezinformim, për të demotivuar procese, për të demonizuar individë".

Ky qëndrim i kreut të ekzekutivit, më i ashpri i tij ndaj medias që kur ka marre postin në shtator të vitit 2005, ka ngjallur një fortunë të vërtetë reagimesh nga të dy kampet
e mëdha të politikës, mazhorancën dhe opozitën.


Për antarë të kabinetit qeveritar apo deputetë të mazhorancës së djathtë ky qëndrim nuk ka të bëjë me cënimin e lirisë së medias dhe të shprehjes, por për ato sipërmarrje që kanë krijuar mediat e tyre dhe që me to bejne presion për përfitime te paligjshme. Sipas ministrit të drejtësisë Ilir Rusmaili, qeveria nuk do tërhiqet ndaj këtyre presioneve në një kohë që ka akuzuar opozitën si mbështetëse të veprimeve antiligjore.
"Media e mafias është një njollë e sistemit dhe ne po kërkojmë të heqim njollat. Ju mos e hapni njollën në të gjithë median. Mbrojtja që ju i bëni pa ju skuqur faqja metodave të shëmtuara te oratakërisë së shtetit, mafias dhe medias së mafias është e turpshme. Kjo epokë e otakërisë ka marrë fund. Se kjo qeveri nuk është e blerë nga mafia dhe kjo qeveri nuk e ka frikë median e mafias", deklaroi ministry i drejtësisë.

Por numri dy në Partinë Socialiste në opozitë, Pandeli Majko i përshkruan deklaratat e kryeministrit dhe të përfaqësuesve të mazhorancës si një tentativë për të vënë nën kontroll ato media që kritikojnë dhe bëjne oponencë me qeverinë.
"Të na thonë kush është hanxhari, kush është mafia, kujt poi bie, pse poi bie, cilat janë arësyet?. Kush ja ka dhënë këtë infromacion kryeministrit që del që në mëngjes si gjel e bërtet për mafian dhe hanxharin? Të jepen shpjegime për njerëzit, të cilëve po ju mpihet truri me këto histori. Një herë i thuhet Olli Rehn se mafia është mbyllur në burg, një herë i thuhet se mafia ka marrë hanxharin dhe poi bie qeverisë.Ta marrim vesh: mafia është në burg apo ka marrë hanxharinm?!" ka reaguar sekretari i përgjithshëm i PS, Pandeli Majko.

Duke qene se komentet e kryeministrtit në mesjavë për këtë çështje kanë qenë pa emra konkretë të bizneseve dhe mediave që përdoren për to për qëllime përfitimi, opozita ka kërkuar që qeveria të bëjë sa më parë të ditura faktet dhe dokumentet, në të kundërt ajo i konsideron këto qëndrime si "të paprecedenta dhe të rrezikshme për demokracinë, si rikthim tek periudha 1992-1997, një kohë e vështirë për mediat shqiptare.