1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sistemi dual i arsimit profesional në Gjermani model për SHBA-në

Christina Bergmann / Esat Ahmeti4 Shkurt 2013

Në SHBA ka shumë akademikë, por kompanive u mungojnë punëtorët e kualifikuar. "Iniciativa Skills" e Ambasadës Gjermane mund ta ndrysojë situatën, por kompanitë amerikane duhen bindur për "sistem dual të arsimit".

https://p.dw.com/p/17Xmj
In Ägypten hat man gute Erfahrungen mit dem dualen Bildungssystem nach deutschem Vorbild gemacht. Hier ein ägyptischer Unternehmer mit einer Ausbildungsberaterin – auch hier betreut die GTZ die Projekte. Foto: gtz – freigegeben für DW
Duale Bildung 1Fotografi: GTZ

SHBA ka një problem. "Universitetet tona dhe programet tona të trajnimit për të diplomuarit janë të nivelit ndërkombëtar", sqaron Rebeka Blank, zëvvendësministre e Tregtisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ne jo gjithmonë kemi sukses në përgatitjen e nxënësve, të cilët nuk duan të ndjekin katër vjet universitetin, por janë të interesuar të mësojnë ndonjë profesion teknik apo për një vend pune, të mësojnë një zanat. " Pikërisht për të tillë punëtorë nevoja është gjithnjë e më e madhe. Industria amerikane pas dekadash të tëra rënieje po e merr veten sërish. Shembulli më i mirë i kësaj rritjeje janë kompanitë e mëdha të makinave në Detroit.

Në një fjalim drejtuar kombit vitin e kaluar presidenti Barack Obama e quajti si çështje me prioritet të lartë mbështetjen e ndërmarrjeve prodhuese në SHBA. "Made in USA" duhet të bëhet markë. Por për këtë është i nevojshëm një riorganizim i sistemit arsimor - dhe "Sistemi dual i arsimit profesional" i Gjermanisë mund të shërbejë si një model i mirë. "Ai ofron përparësi të konsiderueshme duke kombinuar asimin shkollor me përvojën praktike. Dhe Gjermania ka treguar se kjo mënyrë funksionon shumë mirë", tha Blank në një aktivitet të zhvilluar në Ambasadën gjermane në Uashington. Ky sistem forcon gjithashtu ndërmarrjet prodhuese, konkurrencën dhe ekonominë. Ambasada gjermane në Uashington filloi majin e vitit të kaluar me një program (Skills Initiative) që e organizoi bashkë kompanitë gjermane dhe amerikane, agjencitë qeveritare dhe institucionet arsimore.

Marrja e standardeve gjermane

Autoindustrie USA - Chrysler Produktion des 95-er Chrysler Viper in Detroit im US-Bundesstaat Michigan 1994. 118 Arbeiter fertigen täglich 15 Fahrzeuge
Prodhuesi i automobilëve Chrysler në SHBAFotografi: AP

Një shembull pozitiv për një bashkëpunim të tillë është "Central Piemonte Community College" në Karolinën e Veriut. Ky universitet me 70.000 nxënës ka aplikon qysh prej 15 vjetësh modelin gjerman të mësimit profesional, thotë presidenti Tony Zeiss. Ata kanë përshtatur programin për nevojat e kompanive amerikane duke reduktuar kohën e studimit nga katër në dy vjet. Në fillim megjithatë, ka pasur probleme për t'i bindur amerikanët mbi avantazhet e këtij programi.

Ndërkohë, Kolegji Piemonte bashkëpunon me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Karlsruhe të Gjermanisë. "Ne kemi nënshkruar një marrëveshje për të shkëmbyer punëtorë dhe trajnerë", thotë Zeiss. "Ne jemi të entuziazmuar veçanërisht, se ata lejuan që ne të përdorim programin e tyre të trajnimit për t'i mësuar punëtorët amerikanë sipas standardeve arsimore gjermane." Dhe kjo funksionoi për mrekulli, thotë Zeiss. Në maj, të diplomuarit e parë do të marrin çertifikatat e tyre.

Sidomos firmat gjermane kanë tërhequr vëmendjen për mungesën e punëtorëve të kualifikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por kjo nuk është për t'u habitur, sepse Gjermania është investitori i tretë më i madh në Shtetet e Bashkuara me mbi 200 miliard dollarë (afro 147 miliardë euro) investime.