Sistemi shkollor në Bosnje-Hercegovinë lë për të dëshiruar
25 Shkurt 2006Lënda e historisë në shkollën tetëvjeçare Safet Beg Basagic në Sarajevë. Shumica e fëmijëve janë myslimanë. Mësuesja po flet mbi industrializimin gjatë shekullit të 19-të. Mësuesja Fatima Xanko tregon se në mësim nuk flitet shumë mbi luftën e Bosnjes:
"Ne nuk e trajtojmë këtë periudhë. Vetëm në klasën e 8-të kemi një orë që quhet "Rënia e Jugosllasivë". Por aty trajtojmë vetëm disa të dhëna të përgjithshme historike, referendumin e Bosnjes, aktivitetet e luftës nga viti 1992 deri më 1995 dhe kaq."
Por nga ana tjetër serbët mendojnë se nuk sulmuan askënd, por thjesht u vetëmbrojtën. Askush nuk flet mbi masakrat dhe krimet e rënda që ndodhën gjatë asaj kohe.
Por nga ana tjetër nuk do të ishte e lehtë të flasësh me fëmijët serbë në shkollën e Srebrenicës, se serbët vranë vetëm pak metra larg shkollës mijëra myslimanë. Shumica e fakteve u hoqën nga librat shkollorë me arsyetimin se fëmijët mund të ofendoheshin. Fjala "krim" u zëvendësua me "gabim" dhe fjala "gjenocid" nuk përmendet më në asnjë libër.
Dhe kështu tani nuk flitet më pothuajse fare mbi luftën. Por sipas pedagogut gjerman Falk Pinger, i cili punon për OSBE-në në Bosnje-Hercegovinë, kjo nuk është zgjidhje:
"Ne duam t´i edukojmë fëmijët si qytetarë evropianë. Në rast se fëmijët duan të bëhen dikur politikanë apo t´i hyjnë politikës, atëherë ata duhen të jenë në gjendje të argumentojnë mbi historinë e tyre."
Por po arrihen edhe përparime. Falë presionit të bashkësisë ndërkombëtare, në shumë rajone të vendit u përfundua ndryshimi sistematik i historisë. Kroatët kërkojnë që fëmijët e tyre të ndahen nga fëmijët myslimanë. Por kjo ndarje do të thoshte ndarjen edhe më të thellë të tri etnive që jetojnë në vend.
Peshkopi boshnjako-serb Pero Sudar ka krijuar me ndihmën e disa organizatave joqeveritare gjermane shkolla të përzjera, në të cilat mësojnë fëmijë kroatë, myslimanë dhe serbë. Të gjithë fëmijët mund të marrin pjesë në lëndën e fesë dhe mësojnë të respektojnë njëri-tjetrin.