Skandali i aeroportit Berlin-Brandenburg kalon në raund tjetër
8 Janar 2013Aeroporti Berlin Brandenburg (BER) nuk do të hapet në tetor të këtij viti. Kjo është hera e katërt që shtyhet data e hapjes, aeroporti ishte planifikuar të mbaronte në vjeshtë të 2011-ës. Në fillim të vitit 2013 nuk dihet ende kur do t`i vijë fundi projektit të madh të filluar më 2006. Mbase dikur në vitin 2014, spekullon një gazetë bulevardeske e cila i referohet dokumentave për qarkullim të brendshëm. Por deri tani nuk guxon kërkush të bëjë prognoza. Po aq pak e qartë është sa do të rriten kostot e projektit të madh. Pas shtyrjes së fundit, federata dhe landet aprovuan më shumë se një miliardë euro. Ai duhet të kushtojë 4,3 miliardë euro. Landet e Berlinit dhe Brandenburgut janë pjesëmarrës me 37 përqind. Federata ka marrë përsipër 26 përqind.
I gjithë skandali i aeroportit shoqërohet nga një kaos informativ. Me sa duket personave përgjegjës iu është bërë e qartë që para krishtlindjeve se data e hapjes së aeroportit nuk kishte më vlerë. Arsyeja ka të bëjë me gabimet e bëra në pajisjes për mbrojtjen nga zjarri të cilat nuk funksionojë dhe nuk janë instaluar sipas projektit. Sipas gazetës "Bild" kjo ka qenë gjendja më 18 dhjetor. Në të njëjtën ditë kryetari i këshillimt mbikqyrës të aeroportit Klaus ëoëereit i ka premtuar berlinezëve futjen në punë të aeroportit më tetor 2013. ëoëereit, kryetar i bashkisë së kryeqytetit, i dha me të banorëve lajmin e mirë për krishtlindje. Kjo ka zemëruar shumë vetë.
Kërkohen fajtorët
Kryetarja e fraksionit të të Gjelbërve, Ramona Pop, ka kërkuar dorëheqjen e Wowereitit si nga posti që mban në shoqërinë e aeroportit ashtu edhe si kryetar i bashkisë. Pop njoftoi se do të nisë një proces votbesimi kundër Wowereitit. Politikanët e Unionit dhe partisë së Piratëve janë zemëruar sepse e kanë mësuar nga mediat lajmin për shtyrjen e afatit.
Kryetari në pushtet i bashkisë së Berlinit, i ka shkaktuar kryeqytetit "një dëm të rëndë", tha kryetari i Komisionit të transportit në parlament, Anton Hofreiter. Si një nga politikanët e paktë, që kërkoi të mbronte publikisht kryetarin e Këshillit Mbikqyrës, kryetari i socialdemokratëve Gabriel tha të hënën se Wowereit ka folur në bazë të informacioneve të shefit të projektit.
Ministri i transportit i zemëruar
Edhe në ministrinë e Transportit lajmi për shtyrjen e datës së hapjes ka ardhur papritur. Në fillim të dhjetorit, thotë një zëdhënës i ministrisë është menduar se data e njohur do të respektohet. "Njoftimet për gjendjen me probleme i kemi marrë në këtë fundjavë". Të premten e kaluar ka ardhur një letër me korrier e shoqërisë së aeroportit, letër që është lexuar në fundjavë. Zëdhënësi nuk tha çfarë përmbante ajo letër. Gjendja është serioze, theksoi ai.