1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Socialdemokratët fitojnë në Bremen

Peter Meier-Hüsing14 Maj 2007

Në landin më të vogël të Gjermanisë, në Bremen, u zhvilluan të dielën zgjedhjet për parlamentin e landit

https://p.dw.com/p/Aqwd
Fotografi: AP

Deri tani në Bremen qeveriste një koalicion i madh i përbërë prej socialdemokratëve dhe demokristianëve. Por pas fitores së bindshme të ekologjistëve këta pretendojnë të jenë partnerë në koalicion.

Ndërsa dy partitë tradicionale, SPD dhe CDU shënuan rënie të numrit të votave, partia ekologjiste shënoi një plus në krahasim me zgjedhjet e mëparshme. Partia socialdemokrate SPD fitoi 37,6 përqind të votave duke dalë kështu forca më e fortë në këtë land, por në karahasim me zgjedhjet e mëparshme SPD humbi 4,7 përqind. Demokristianët (CDU) fituan vërtet 25 përqind të votave, por në krahasim me zgjedhjet e mëparshme shënuan humbje të rëndë. Të gjelbërit nga ana tjetër kanë shënuar rezultatin më të mirë në historinë e tyre në këtë land duke fituar 16,4 përqind të votave.

Kryebashkiaku socialdemokrat Jens Bëhrnsen tha se brenda 14 ditëve të ardhshme do të përfundojë negociatat për koalicion me Unionin Kristiandemokrat (CDU) dhe të gjelbërit. Në bazë të rezultateve të arritura socialdemokratët kanë tani mundësi të zgjedhin: pra ose të vazhdojnë koalicionin e madh me Unionin Kristiandemokrat ose të futen në koalicion me të gjelbërit.

Ndryshe nga paraardhësi i tij Henning Scherf, Jens Bëhrnsen, i cili erdhi në këtë post para dy vitesh, nuk bëri gjatë fushatës elektorale asnjë lloj premtimi për koalicione. Për këtë ai u kritikua së fundi prej CDU-së.

Pas përfundimit të zgjedhjeve ai Bëhrnsen iu drejtua zgjedhësve me fjalët: 'Qëllimi ynë ishte që SPD të mbetej sërish forca më e forët politike në Bremen. Dhe qëllimi ynë është të vazhdojmë të punojmë për të ardhmen e Bremenit dhe për këtë edhe e marrim përsipër këtë përgjegjësi për të qeverisur."

CDU-ja në këto zgjedhje shënoi rezultatin më të keq që prej vitit 1987. Thomas Rëwekamp, i cili ishte kandidati i kësaj partie për postin e kryetarit të bashkisë përsëriti kritiklën në drejtim të SPD-së: 'Unë besoj se ishte gabim që socialdemokratët megjithë sukseset e përbashkëta të viteve të fundit nuk u përcaktuan gjatë fushatës për vazhdimin e koalicionit qeverisës."

Pas shtimit të numrit të votave me plus 3,6 pikë ekologjistët nuk i fshehën synimet e tyre për të qenë pjesë e koalicionit me SPD-në.

Karoline Linnert, kandidatja kryesore e ekologjistëve në Bremen tha: 'Kryetari i bashkisë duhet ta ketë të qartë se me përfundimin e këtyre zgjedhjeve ne pretedojmë me të drejtë që të bashkëqeverisim. Një koalicion i madh nuk mund të vazhdohet, pasi të dyja këto parti shënuan në këto zgjedhje humbje."

Pjesëmarrja në votime ishte 58 përqind duke qenë kështu më e ulta se ndonjëherë më parë.