Solana bisedon në Romë me Xhalilin mbi programin bërthamor iranian
24 Tetor 2007Reklamë
Shefi i diplomacisë evropiane Havier Solana (Javier Solana) bëri një bilanz pozitiv pas bisedimeve të para të zhvilluara me kryenegociatorin e ri iranian për programin bërthamor. Takimi me Said Xhalilin (Said Dschalili) në të cilin mori pjesë edhe paraardhësi i tij, Ali Larixhani (Ali Larijani) ishte konstruktiv, tha Solana në Romë. Ai megjithatë theksoi se sanksionet e vendosura kundër Iranit mund të hiqen vetëm atëherë kur të arrihet një marrëveshje për programin bërthamor iranian. Një raund i ri i bisedimeve është planifikuar të zhvillohet në fund të nëntorit.