1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Srgjan Kerim kryesues i Asamblesë së përgjithshme të OKB-së

Zoran Jordanovski26 Maj 2007

Diplomati maqedonas Srgjan Kerim do të kryesojë Asamblenë e Përgjithshme të OKB, në mandatin e ardhshëm gjashtë mujor

https://p.dw.com/p/AqVn
Fotografi: Macedonian Information Agency

Srgjan Kerim ishte kandidat i propozuar prej 23 vendeve të Evropës Lindore. Kjo ka bërë që në zgjedhjet për kryesues, të ketë edhe një mbështetje të gjërë. "Nënkuptohet që zgjedhje për kryesues të Asamblesë parlamentare për gjashtë muajt e ardhshëm, është një nder i madh për mua përsonalisht, ndërsa për Republikën e Maqedonisë është një mirënjohje shumë e madhe."

Prej ditës së parë, Maqedonia është një anëtare aktive e OKB, ku ka marrë pjesë në përgatitjen e shumë samiteve të rëndësishme. Ndër tjerash edhe në samitin e mileniumit, samitin e Johanesburgut për zhvillim dhe në samitin për financimin e vendeve në zhvillim. Maqedoania ishte vendi i parë i cili ka inicuar marrëveshjen për paqë dhe bashkëpunim në Evropën Juglindore.

Të gjitha këto kanë bërë që Maqedonia të ndërtojë imazhin e një vendi konstruktiv dhe aktiv në OKB. "Dua t'ju rikujtoj se Maqedonia ishte konsumatore e shërbimeve të OKB-së, pasi që në kufijtë e saj ishin helmetkaltërit, pas arritjes së pavarësisë së vendit. Tani është shndërruar në një vend të gatshëm për të marrë edhe përgjegjësi të mëdha, sic është kryesia e Asamblesë parlamentare, ku bëjnë pjesë 193 shtete", thotë Kerim.

Po sa mundëspn ky post marrjen e vendimeve të rendësishme? Apo ka ai vetëm karakter riprezantues?

"Rëndësia më së miri shihet nga fakti se procesin e zgjedhjes ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, si organi më i lartë ekzekutiv i organizatës botërore. Nuk duhet harruar se këtu kemi të bëjmë me një organizatë ku bëjnë pjesë të gjitha vendet anëtare në OKB. Prandaj, udhëheqësia ka një rol jashtëzakonisht të madh dhe të rëndësishëm. Në këtë kuptim, besoj se është shumë e rëndësishme të theksohet se në takimin e parë me Sekretarin e Përgjithshëm u pa se do të jemi një tandem shumë i mirë dhe do të punojmë në përmirësimin e imazhit të organizatës botërore. Asambleja e Përgjithshme duhet të jetë më efikase dhe e shpejtë në debatimin e temave më të rëndësishme, siç janë terrorizimi, financimi i vendeve në zhvillim, ndryshimi i klimës, gjendja e fëmijëve në botë... Këtu kurrsesi nuk duhet harruar dialogun mes civilizimeve dhe feve të ndryshme", pohon Srgjan Kerim.