1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kundër urrejtjes në rrjetet sociale

Heiner Kiesel
7 Dhjetor 2017

Facebook kritikohet prej vitesh se nuk bën sa duhet për luftimin e shpifjeve dhe fyerjeve në faqet e tij. Tani FB ka shallur një konkurs dhe po shfrytëzon përsëri dijet e përdoruesve.

https://p.dw.com/p/2otR3
Screenshot deutschlandfunkkultur.de
Fotografi: deutschlandfunkkultur.de

Në luftën kundër racizmit dhe urrejtjes kundër pakicave: 18 studentë të "Akademisë së Dizajnit Berlin", një shkollë e lartë private për komunikim dhe dizajn, kanë nisur projektin "Don't be silent". Me këtë aksion ata duan të inkurajojnë njerëzit që të ndërmarrin veprime kundër gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale.

"Ne duam të ngremë zërin dhe të tregojmë që nuk pajtohemi kur dikush shkruan komente me gjuhë urrejtjeje," thotë studentja Jasmin Pënisch. Me aksionin e tyre studentët marrin pjesë në një konkurs ndërkombëtar që organizohet nga Facebook-u. "Peer to Peer: Facebook Global Digital Challenge".

Aktion Don't be silent
Fotografi: DW

Qëllimi i konkursit dhe filozofia e tij është që përdoruesit e rrjeteve sociale të ndërtojnë vetë platforma dhe strategji për të luftuan urrjetjen dhe ekstremizimin. Facebook kritikohet prej vitesh se nuk bën sa duhet për të penguar dhe luftuar mashtrimet, shpifjet, gënjeshtra dhe fyerjet në faqet e tij. Me këtë konkurs kjo kompania u bën përsëri thirrje përdoruesve të veprojnë.

Me humor kundër urrejtjes

Grupi i studentëve kishte vetëm tetë javë kohë për të konceptuar aksionin, thotë Katrin Androschin profesore për dizajn strategjik, e cila i nxiti studentët të marrin pjesë në konkurs. Pas kësaj ne ia prezantuam konceptin FB-së dhe sipërmarrja na vuri në dispozicion një buxhet të vogël për fushatën tonë. Ideja jonë është që të përdorim gjuhën e humorit, ngjyrat dhe mjete të tjera për t'iu kundërvënë gjuhës së urrejtjes, thotë Katrin Androschin. Studentët shpresojnë se me videot, posterat dhe mjete të tjetra do të kontribuojnë për pakësimin e gjuhës së urrjetjes në rrjetet sociale.

Aktion Don't be silent
Katrin AndroschinFotografi: DW

Fituesi më i madh vetë Facebook-u

Megjithatë fituesi i madh i aksionit pritet të jetë gjiganti i internetit Facebook. Kjo kompani, së cilës i takojnë edhe Instagram dhe Whatsapp, dëshmon në mënyrë mbresëlënëse aftësinë e saj për të përdorur burimet e huaja për të rritur bazën e saj të njohurive. Grupi i projektit i studentëve të Akademisë së Dizajnit Berlin si dhe pjesëmarrësit e tjerë në konkurs duhet të dorëzojnë raporte të sakta javore rreth hulumtimeve të tregut, recipientëve dhe reagimit të tyre. Akumulimi i dijeve nga universitet e shumta pjesëmarrëse në konkurs nga mbarë bota, pritet të sjellin njohuri të konsiderueshme dhe ndoshta shumë më të vlefshme se çmimet prej 5,000 deri në 10,000 dollarë që vë në dispozicon Facebook-u për fituesit.