1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Takim krize në Uashington

Rolf Wenkel 7 Tetor 2014

Në takimin vjetor të FMN-së dhe Bankës Botërore nuk ka arsye për entuziazëm: Ekonomia botërore po dobësohet dhe vatrat e reja të krizës e rreziqet e reja i influencojnë negativisht tregjet financiare.

https://p.dw.com/p/1DRC5
IWF Weltbank Jahrestagung 2011
Fotografi: picture-alliance/dpa/Imf/s. Jaffe

Kur ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble dhe presidenti i Bundesbank Jens Weidmann të takohen (06.10)në Uashington me kolegët e tyre nga 187 në kuadër të takimin vjetor të FMN-së dhe Bankës Botërore, muza e pjesëmarrësve është e ngurtësuar. Arsyeja ka të bëjë me faktin, se përveç SHBA-së rritja ekonomike në mbarë botën është e zymtë dhe ajo mund të rrezikohet edhe më shumë nga kërcënimi prej epidemisë së Eoblës si dhe vatrat e shumta gjeopolitke të krizës përrreth globit.

Gjashtë javë pas krizës së rëndë financiare ekonomia botërore ende vazhdon të jetë shumë e dobët dhe shumë vende po vazhdojnë të vuajnë pasojat e vonshme të krizës financiare, thotë shefja e FMN-së Christine Lagarde. Kjo duket në nivelin e lartë të borxheve publike dhe atyre private në shumë vende si dhe në kuotën e lartë të papunësisë. "Përveç kësaj ne shohim edhe një re tjetëra të zeza në horizont", tha ajo të enjten e kaluar (03.10)në një fjalim parimor para studentëve të Universitetit Georgetoën në Uashington.

Kriza të vjetra, rreziqe të reja

Konfliktet në Ukrainë, në Lindjen e Mesme dhe në Azi mund të shkaktojnë luhatje në tregjet financiare me efekt të jashtëzakonshëm ndaj çmimeve të lëndëve të para, sipas Lagarde. E rëndësishme është gjithashtu që përhapja e virusit të Ebolës të vlerësohet me seriozitet dhe jo vetëm të flitet rreth saj. Vendeve në ekspansion ekonomik dhe atyre në zhvillim pak para takimit vjetor në Uashington Lagarde u bëri komplimente të mëdha: Këto vende gjatë krizës kanë mbajtur një pjesë të madhe të barrës - dhe qysh nga viti 2008 kanë gjeneruar rreth një të pestën e rritjes globale ekonomike.

Ndërkaq edhe këtyre vendeve iu desh ta pajtohen me faktin, se një ritëm i lartë i rritjes ekonomike nuk mund të vazhdojë pafundësisht, sipas Lagarde. Faktin, që vendet e BRICS - Brasili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut - sapo kanë hapur rrugën për krijimin e një fondi të vetin monetar dhe të një banke të vetën zhvillimi, shefja e FMN-së e anashkaloi pa asnjë koment: Për imituesit nuk flitet, sepse ato ekzistojnë.

Christine Lagarde, shefe e FMN-së
Fotografi: picture-alliance/dpa/S. Thew

Bankat që veprojnë nën hije krijojnë shqetësim

Ajo që i krijon shqetësim FMN-së dhe që me siguri do të jetë temë diskutimi gjatë konsultimeve në Uashington është roli i në rritje i të ashtuquajturave banka që veprojnë nën hije. Këto janë fonde të grumbullimit të parave si p.sh. Hedgefonds apo fonde për sigurimin e pensioneve, të cilat në fakt kryejnë veprime bankare, por nuk i nënshtrohen kontrollit të fortë bankar.

Qysh prej shpërthimit të krizës financiare nuk ka të reshtur paralajmërimi, se biznesi i kredive i mbikqyrur gjithnjë e më rreptë i bankave private mund të tërhiqet në sektorë të rregulluar më zbehtë të tregut të financave. Ky zhvillim nxitet prej një përzierjeje problemesh të ndryshme: rregullimi më i frotë i bankave, interesat e ulëta banakre dhe likiditeti me tepricë.

Sektorët më të mëdhenj të bankave në hije, sipas FMN-së, ndodhen në SHBA dhe në Eurozonë. Në Britaninë e Madhe vlerat e pasurisë së këtij sektori krahasuar me rendimentin e përgjithshëm ekonomik janë dyfish më të larta se në çdo vend tjetër. Në SHBA ato janë madje edhe më të larta se në sektorët tradicionalë bankarë. Në SHBA dhe ne Eurozonë për sa i përket financimit kuota e bankave që veprojnë në hije është end emjaft e lartë, ndërsa në Kinë, sipa stë dhënave të FMN-së kjo kuotë përbën aktualisht 25 deri në 35% të rendimentit vjetor të ekonomisë.

Stop politikës së çlirët monetare

Krahas shqetësimit për rritjen e shpejtë të sektorit të bankave që veprojnë në hije, FMN-në e preokupon edhe politika monetare "asinkrone" e Bankave Qendrore në vendet e industrializuara. Ndërkohë që SHBA-ja gradualisht po tërhiqet nga kursi i çlirët i politikës monetare, presidenti i Bankës Qendrore Europiane (BQE) Mario Draghi pikërisht tani po merr të gjitha masat, për t'u shitur banakve në perfiritë jugore të Eurozonës letrat e zhvleftësuara me vlerë.

"Një politikë e çlirët monetare në krizë ka parandaluar më të keqen, dhe të gjitha Bankat Qendrore të vendeve të industrializuara e kanë ëprdorur këtë mekanizëm", thotë shefja e FMNB-së, Christine Lagarde. "Por vetëm kaq nuk mjafton për rimëkëmbjen e ekonomisë. Vetëm me mbrojtës nuk mudn të shënohen gola."

Ndaj në prag të takimit vjetor në Uashington ajo i bëri thirrje politikës për të vepruar më me vendosmëri. Reformat strukturore në tregjet e prodhimit dhe të punës janë po aq të nevojshme, sa edhe një politikë e qendrueshme buxhetore dhe investimet e sektorit publik në infrastrukturë. Vetëm për investimet në infrastrukturë për 15 vitet e ardhëshme ekspertët e përllogarisin nevojën mbarëbotërore në rreth 6000 miliardë dollarë.