Takim në Finlandë për pajtimin e sunitëve dhe shiitëve irakianë
4 Shtator 2007Reklamë
Pas diskutimeve disaditëshe në Finlandë përfaqësues të sunitëve dhe shiitëve nga Iraku duket se po bëjnë hapa drejt paqes. Delegatët janë angazhuar për një marrëveshje kornizë për mirëkuptim të vazhdueshëm, njoftuan organizatorët e iniciativës për menagjimin e krizave, CMI në Helsinki. Bazë e bisedimeve janë përvojat me proceset e paqes në Afrikën e Jugut dhe në Irlandën e Veriut.