Trupat amerikane do të qëndrojnë në Irak të paktën deri në verën e vitit 2009
24 Korrik 2007Reklamë
Sipas informacioneve të "New York Times" trupat amerikane pritet të qëndrojnë në Irak të paktën deri në verën e vitit 2009. Ky plan është përgatitur prej kryekomandatit të trupave amerikane në Irak, gjeneralit David Petraeus dhe ambasadorit të SHBA-ve në Bagdad Ryan Crocker, shkruan kjo gazetë duke ju referuar një raporti ende të papublikuar të ushtrisë amerikane. Ky plan përbën një zgjerim të strategjisë së re për Irakun të paraqitur prej presidentit Bush.