Të dielën zhvillohen zgjedhjet në dy lande federale gjermane
15 Shtator 2006Një spot elektroal i cili para së gjithash është një shpoti elektorale. Kundërshtari i kryebashkiakut të tanishëm, kristiandemokrazi Fridbert Pflyger në vitin 1991 si deputet i ri i Bundestagut gjerman pat votuar kundër bartjes së qeverisë nga Boni në Berlin. Në duelin e vetëm televiziv në fillim të kësaj jave Voverajt shfaqi pothujse keqardhje për konkurentin e tij: "Në ndodhemi në fushatë elektorale, ne jemi kundërshtarë. Kështu që nuk mund të themi shumë fjalë të mira për njëri-tjetrin. Por mendoj se mertin vëmendje që zoti Pflyger ka thënë se dëshiron të ndihmoj Unionin Kristian Demokrat të Berlinit. Dhe për këtë ai ka punuar shumë. Dhe besoj që ai ka merituar njohje për këtë". Por jo më shumë, edhe në sytë e shumicës së berlinezëve të cilët ndjejnë simparti më të madhe për kryebashkiakun e tyre dhe mund të jetojnë ende deri diku me punën e senatit kuq-kuq. Përkundër papunësisë së madhe, rritjes së dobët ekonomike dhe borxheve gjigande prej më shumë se 60 miliardë euro. Vizione nuk ka askush në këtë qytet të cilin Voerajt e quan "të varfër por seksi". Kjo megjithatë pi më shumë ujë sesa premtimet alla Pflyger: "Unë në të vërtetë kam kontakte në botën arabe, në Kinë, në Rusi, në Poloni, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Besoj që aty mund të bëhet më shumë për Berlinin", thotë Pflyger. Kontaktet e tij në të ardhmen Pflyger mund t'i zhvilloj si politikan loka i Berlinit, sipas të gjitha gjasave në opozitë.