1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të jetosh me frikë: Jeta e njerëzve pa dokumenta në Gjermani

Steudel, Nastasja/Amarildo Topi29 Mars 2014

Vlerësohet se rreth 400.000 njerëz pa dokumenta jetojnë në Gjermani. Ata jetojnë përditë me frikë, pa të drejta dhe pa një kujdes të rregullt mjekësor.

https://p.dw.com/p/1BYBK
Fotografi: picture-alliance/dpa

Kur Maria (emër i vënë nga redaktori) udhëtonte me metro blinte gjithmonë biletë. Ajo nuk do të kalonte në semafor të kuq edhe nëse në rrugë nuk duken makina. Në punë ajo ishte shumë e ndërgjegjshme: 12 orë në ditë ajo pastronte në gjunjë kuzhina, banja dhe dhoma ndenjieje të panumërta. Maria nuk ishte asnjëherë e sëmurë dhe gjithmonë korrekte, edhe pse ajo mezi mbijetonte me rrogën e saj.

Për 15 vjet shkoi gjithëçka mirë, deri në një ditë vere të vitit 2009. Ekuadoriania nxitonte. Prandaj ajo hoqi dorë nga rruga e saj e zakonshme, që kushtonte më shumë, por ishte më e sigurtë. Në këtë ditë ajo kaloi përmes stacionit të trenave. Ajo u ndalua për një kontroll të personave të dyshuar. Policët i kërkuan asaj dokumentat, po ajo nuk mund tua jepete, sepse nuk kishte patur asnjëherë. Për 15 vite kishte shkuar gjithëçka mirë në atdheun e saj të ri Gjermani.

Deportim nga Gjermania pas 15 vitesh

Për shkak se ishte pak para pushimeve verore, u lejua që vajza e saj të mbaronte klasën e gjashtë. Nëse nuk do të ishte kështu ajo do të arrestohej menjëherë. Vajza e saj lindi në Gjermani. Me babain, i cili gjithashtu ishte pa leje qendrimi në Gjermani, Maria është ndarë prej kohësh. Ekuadorin, vendlindjen e së ëmës, vajza e kishte parë vetëm në hartë. Vajza fliste një spanishte jo të qartë. Përpara deportimit Maria i tha lamtumirë Sigrid Becker-Wirth. "Ishte shumë keq", thotë 61-vjeçarja ndërkohë që tregon historinë. Ajo kishte ndihmuar shpesh Marian dhe vajzën e saj kur ishin të sëmura.

Menschen ohne Papiere Sigrid Becker-Wirth und Ulrich Kortmann MediNetz-Patientin
Sigrid Becker-Wirth dhe Ulrich Kortmann nga shoqata MediNetzFotografi: DW/N.Steudel

Sigrid Becker-Wirth është truri dhe zemra shoqatës MediNetzBonn. Sëbashku me Ulrich Kortmann dhe 10 kolegë të tjerë, ajo ndihmon refugjatët të cilët nuk kanë status legal në Gjermani të bëjnë vizita tek mjeku. Vizitat nuk bëhen në mëynrë burokratike dhe mbi të gjitha falas.

Ndërkohë rrjeti i shoqatës përbëhet nga 80 mjekë të specialiteteve të ndryshme në Bonn dhe zonat përreth. Shoqata është e pavarur dhe financohet nga donacionet. Për shifra konkrete Becker-Wirth nuk do të flas. Ajo thotë vetëm diçka: në vitin 2013 "MediNetzBonn" pagoi 43.000 Euro për trajtime mjekësore dhe sërish buxheti i saj nuk ishte me shifra të kuqe.

Mosbesimi është i madh – Besimi mund të jetë fatal

Çdo të hënë refugjatët pa dokumenta nga ora 17.30 deri në 19, në një shtëpi që nuk bie në sy në pjesën veriore të Bonit, vijnë këtu për tu këshilluar. Në qytet dhe rrethinat e tij mendohet të jetojnë rreth 4000 të tillë. Dhoma e pritjes e improvizuar mbushet dalëngadalë.

Menschen ohne Papiere Klingelschild MediNetz Bonn
Fotografi: DW/N.Steudel

Tre burra nga Filipinet flasin me zë të ulët me njëri-tjetrin. Afër tyre një burrë nga Peruja i lexon djalit të tij një përrallë në Gjermanisht. Në pritje është edhe një çift nga Kosova me një zarf të madh më imazhet një grafie. Pak para orës 8 vjen edhe një sirian. Asnjeri këtu nuk do të flasë për historinë e tij në publik. Një detaj mund të jetë shumë, kjo është frika e tyre. Vetëm Sigrid Becker-Wirth ka fituar besimin e njerëzve.

Çdo orë, vijnë mes katër dhe 15 refugjatë. Përvec sëmundjeve të zakonshme si gripi apo probleme me fshikzën e urinës, vijnë edhe njerëz me sëmundje të rënda si tumoret. Për shkak se kanë frikë se mos humbasin vendin e punës në rast sëmundjesh dhe se nuk dinë se ku të drejtohen, shumë vijnë kur është tepër vonë.

Nga jeta e fshehur refugjatët vuajnë nga sëmundje të rënda

"Një grua erdhi me kancer gjiri, kur sëmundja kishte avancuar ", tregon Becker-Wirth. Një tjetër erdhi me turbekuloz, çka është ngjitëse. Për ata që ajo trajton, duhet të interesohet edhe shteti thotë Becker-Wirth.

Menschen ohne Papiere Medinetz Wartezimmer
Dhoma e pritjes e improvizuar e shoqatësFotografi: DW/N.Steudel

Edhe ai është i gatshëm të ndihmojë, por sipas rregullave të tij. Në bazë të ashtuquajurit ligj për azil kërkuesit, njerëzit pa dokumenta në Gjermani përfitojnë vetëm disa shërbime. Vetëm në rastë sëmundjesh të rënda ligjërohet qendrimi në Gjermani, por me tu shëruar refugjatët duhet të largohen nga vendi.

Për shkak se "MediNetzBonn" nuk mund të paguajë trajtimin shumë të shtrenjtë me kimioterapi, Sigrid Becker-Wirth përfiton ndonjëherë nga ky tolerim, por nuk e bën me kënaqësi. Për shkak të frikës së vazhdueshme se si do të financohen në muajin tjetër, shumë refugjatë vuajnë edhe nga sëmundje psikologjike.