1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të shtëna ndaj sinagogës në Vjenë

2 Nëntor 2020

Në qendër të qytetit të Vjenës ka pasur të shtëna. Ka mundësi që të jetë goditur një sinagogë. Njoftime ka pasur për disa të plagosur, ndërkohë që atentatori është larguar.

https://p.dw.com/p/3kmlN
Österreich Wien | Polizeiaufgebot nach Schießerei im Stadtzentrum
Fotografi: Leonhard Foeger/REUTERS

Policia e Vjenës njoftoi se në qendër të qytetit ka pasur disa shkëmbime zjarri gjatë një aksioni të madh të policisë. Popullsisë i është kërkuar që të shmangë sheshet publike. Gazeta "Kronen Zeitung" njoftoi se një polic i armatosur është qëlluar dhe ndodhet në rrezik për jetën. Atentatori me sa duket është larguar. Të shtënat janë dëgjuar në afërsi të sheshit Schwedenplatzes. Sinagoga ndodhet afër me të, në rrugën Seitenstettengasse.

Österreich Wien | Bewaffnete Polizisten nahe der Oper nach Schießerei im Stadtzentrum
Fotografi: Joe Klamar/AFP

Kryetari i Komunitetit izraelit, Oskar Deutsch, shkruajti në twitter, se aktualisht nuk mund të thuhet nëse një nga objektivat e të shtënave ka qenë tempulli i qytetit.

"Ajo që dihet me siguri është se si sinagoga në rrugën Seitenstettengasse edhe ndërtesa me zyra në po atë adresë nuk ishin në punë dhe ishin të mbyllura në kohën kur ranë të shtënat e para”.