1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vaksinë megjithë rrezikun e miokardit?

15 Tetor 2021

Edhe pse vaksina e Modernas në vendet skandinave nuk do t'u jepet për momentin të rinjve, ekspertët rekomandojnë edhe më tej vaksinimin, kjo për shkak të rrezikut të Long-Covid, pasojave pas infektimit me virusin.

https://p.dw.com/p/41TI6
Symbolbild Coronavirus - Impfung beim Kinder- und Jugendarzt
Fotografi: Fabian Sommer/dpa/picture alliance

Lajme të tilla e rrisin pasigurinë tek fëmijët dhe prindërit: Pas Suedisë e Danimarkës tani edhe Finlanda i kufizon vaksinat kundër Coronës të koncernit amerikan, Moderna. Në Suedi kufizimi vlen për nën 30 vjeçarët, në Danimarkë për personat nën 18 vjeç, kurse në Finlandë si rregull për meshkujt nën 30 vjeç. "Lidhja është veçanërisht e dukshme, sidomos tek vaksina Spikevax e Modernas, veçanërisht pas dozës së dytë", thuhet në deklaratën e autoriteteve shëndetësore suedeze.

Thjesht masa kujdesi paraprak

Megjithatë autoritetet përkatëse theksojnë, se bëhet fjalë për një masë kujdesi paraprak, sepse rreziku i inflamacionit të muskulit të zemrës, miokardit dhe perikardit është shumë i vogël. Në vend të kësaj kjo grupmoshë e prekur është më mirë të vaksinohet mevaksinën BioNTech/Pfizer, rekomandojnë autoritetet suedeze. Kjo është pak e habitshme, pasi si tek vaksina e BioNTech ashtu si tek ajo e Modernas bëhet fjalë për vaksinat e tipit mARN.

E ndërkohë konsiderohet e provuar në masë të gjerë, që ky efekt anësor i rrallë, pra inflamacioni i muskulit të zemrës, mund të shfaqet pas një vaksinimi me njërën nga vaksinat e mARN që përdoren kundër SARS-CoV-2. Një analizë e fundit e një sigurimi shëndetësor amerikan konfirmon, se pas dozës së dytë të vaksinës së tipit mARN të BioNTech dhe Modernas në raste të veçanta mund të shfaqet miokardi, inflamacioni i muskulit të zemrës, sidomos tek djemtë e rinj. Që në mesin e korrikut të dy koncernet, BioNTech dhe Moderna kishin informuar për një lidhje të mundshme me vaksinën të miokardit tek djemtë e rinj.

Symbolbild EKG
Fotografi: Imago Images/Westend61

Këshilla: Megjithatë më mirë vaksinohuni

Shumë ekspertë të shëndetësisë megjithatë i këshillojnë të rinjtë nëse është e mundur të vaksinohen. Vaksina mbetet mbrojtja më e mirë, sipas tyre, sepse rreziku i inflamacionit të muskulit të zemrës është shumë herë më i vogël, se infektimi me Corona apo pasojat afatgjata të mundshme të sëmundjes, të njohura si long-Covid. "Miokardet pas vaksinës mes vaksinat mARN janë të provuara, por pasoja shumë të rralla, që shfaqen më shpesh tek djemtë, se tek vajzat (..) Zhvillimi akut i miokardit shpesh nën trajtim spitalor kalon lehtë; për pasoja afatgjata nuk ka dijeni deri tani", shkroi Instituti Gjeman Robert Koch në "Buletinin Epidemiologjik" të 19 gushtit 2021.

Fëmijët e të rinjtë vërtet në shumicën e rasteve kur infektohen me Corona e kalojnë lehtë sëmundjen, por mbetet rreziku i long-Covid, pra i një dëmtimi të vazhdueshëm tek këta të rinj në zhvillim, tregon një studim suedez mbi pasojat afatgjata tek fëmijët e të rinjtë në nëntor 2020. Këtu bëjnë pjesë sindroma e inflamacionit multisistemik e njohur si MIS-C, sindroma e inflamacionit PIMS dhe ajo e lodhjes kronike, ME/CFS.

Inflamacionet e muskulit të zemrës shpesh nuk diagnostikohen

Inflamacionet e muskulit të zemrës tek të rinjtë nuk shkaktohen vetëm nga vaksinat e mARN. Edhe pas vaksinës kundër viruseve Papillom, influencës, meningjitit, tifos, encefalitit japonez, antraksit, ose variolës mund të ketë në raste të rralla komplikacione të tilla, sipas një raporti të vitit 2018 të Autoritetit amerikan të Shëndetësisë, FDA.

Symbolbild I Impfung von Kindern im Krankenhaus
Fotografi: Wytrazek/Zoonar/picture alliance

Por një miokard mund të shkaktohet edhe nga infektimi i rrugëve të frymëmarrjes, herpesit apo virusit inflenca. Por edhe infektimet bakteriale si borrelia, streptokokët apo legionelat mund të shkaktojnë miokardin. Shpesh ndodh që inflamacioni i muskulit të zemrës nuk dallohet, sepse simptomat e kollës, temperaturës, dhimbjet e kokës shpesh nuk lidhen me miokardin. Gjatë miokardit pacientët ndjejnë vështirësi në frymëmarje, kanë marrje mendsh, angështi në kraharor, zemra rreh fort apo ritmi i rrahjes së zemrës ndryshon. Nëse inflamacioni diagnostikohet në elektrokardiogram atëherë duhet që pacienti të mënjanojë strapacimet fizike. Më parë mjekët porosisnin për regjim shtrati, sot lejohen shëtitjet e vogla. Pacientët marrin dhe ilaçe që e lehtësojnë zemrën dhe stabilizojnë funksionin e pompimit të gjakut. Më pasj një kardiolog duhet ta kontrollojë zemrën në intervale 2-3 javore.

Deutschland Basketball- und Spielplatz in der Bonner Rheinaue
Fotografi: Conor Dillon/DW

Pas një infeksioni nuk duhet bërë shpejt sport

Parimisht pas një infeksioni nuk duhet filluar herët me sportin. Ngarkesa trupore dhe aktivitete sportive të nivelit të lartë duhet të mënjanohen pas një infeksioni për një gjysmë viti. Miokardi është delikat edhe për një të rritur, kurse për të rinjtë e fëmijët është një rrezik edhe më i madh. Tejlodhja kur ata hidhen e lodrojnë, luajnë me pasion futboll apo kërcejnë mund të kalojë miokardin në komplikacione si probleme me frymëmarrjen, dobësim të zemrës, aritmi deri edhe në vdekjen e papritur.

E në këtë rast nuk ka rëndësi, nëse inflamacioni i muskulit të zemrës u shkaktua nga një infeksion "normal" apo një vaksinë e Coronës. Pra pas një infeksioni të rëndë rikthehuni me ngadalë në normalitetin e mëparshëm!