1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Varësia nga Rusia hiqet me energji të rinovueshme

Gero Rueter/ Amarildo Topi27 Shtator 2014

Europa është e varur nga importi i energjisë. Në Forumin Europian për Sigurinë Energjitike do të diskutohet për një rrugëdalje. 'Me energjinë e rinovueshme BE mund të jetë i pavarur", thotë Hans-Josef Fell.

https://p.dw.com/p/1DLhF
Diga Cambambe I am Rio Kwanza Angole
Fotografi: Voith Hydro

DW: Zoti Fell, ju drejtoni European Energy Security Forum (Forumi Europian për Sigurinë Energjitike). Në këtë konferencë do të diskutohet për strategjitë e pavarësisë energjtike. Sa e varur është Europa?

Hans-Josef Fell: Varësia nga importi i energjisë është rritur shumë në 10 vitet e fundit në Europë. 60% e nevojës për energji të Europës vjen nga vende të tjera. Nga Rusia Europa merr 38% të gazit, rreth 35% të naftës dhe 25% të qymyrit guri.

Për shak të kësaj varësie, Europa nuk mund të vendosë sanksione ndaj sektorit energjitik rus. Por nga ana tjetër Rusia gjeneron rreth 80% të të ardhurave të saj nga shitja energjisë. Europa ka nevojë për energji, prandaj me sanksione të tilla do të dëmtonte shumë ekonominë.

Si mund të çlirohet Europa nga kjo varësi?

Europa pothuasje nuk ka asnjë shans të jetë e pavarur nga Rusia. Mundësia e vetme është në terma afat- mesëm. Me një strategji të shpejtë dhe të fortë për energjinë e rinovueshme dhe efikasitetin energjitik, mund të dalim nga kjo varësi.

Sa kohë mund të zgjasë një proces i tillë?

Teknologjia e energjisë së rinovueshme ekziston dhe në 10 vitet ardhshme do të mbulojë 60-70% të nevojës për energji të Europës. Më pas do të ishim të pavarur nga importi i energjisë dhe nuk do të ishte e vështirë të merreshin edhe vendime politike në situata të vështira. Ky është qëllimi dhe për të arritur këtu duhen masat e duhura politike.

I ka marrë këto masa poltika?

Jo. Tani po ndodh e kundërta. Komisioni e BE kërkon të mbështesë energjinë atomike që është shumë e shtrenjtë, pavarësisht se energjia e erës dhe diellore janë më të lira. Kjo është rruga e gabuar sepse edhe një pjesë e uranit vjen nga Rusia, pra sërish të varur.

Shikoni shanse për ndryshime?

Shanset janë tek shoqëria. Në Gjermani, Austri dhe vendet skandinave shumë kompani dhe njerëz investojnë në energji të rinovueshme. Ata nuk duan të jenë më në varësin e Gazprom-it prandaj investojnë.

Hans-Josef Fell, president i Energy Watch Group
Hans-Josef Fell, president i Energy Watch GroupFotografi: Picture-Alliance/dpa

Në Forumin Europian për Sigurinë Energjike do të diskutohen mundësitë e daljes nga varësia energjitike. Çfarë prisni nga kjo konferencë?

Ne presim që të hapen sytë. Europa është e varur nga importi i gazit dhe naftës, e kjo varësi mund të reduktohet nga energjia e rinovueshme dhe eficenca energjitke. Politika do një sistem energjitk më të pavarur. Në konferencë do të ketë shumë politikanë nga Europa Lindore. Ne duhet t'u tregojmë atyre se mund të jemi në gjendje të jemi të pavaruar me energjinë e rinovueshme.

Hans-Josef Fell është drejtues i konferencës së Forumit Europian për Sigurinë Energjitike që do të zhvillohet në Bruksel. Ai është president i Energy Watch Group, që hartoi ligjin për energjinë e rinovueshme në Gjermani dhe prej vitit 1998 ishte ekspert energjie në Bundestag për të Gjelbrit.