Vazhdon dhuna në Irak
26 Qershor 2007Reklamë
Bagdad: Nga tre atentate vetevrasëse janë vrarë në Irak deri në 50 vetë dhe janë plagosur më shumë se 150. Sulmi më i përgjakshëm ndodhi para policise në Beixhi rreth 200 km në veri të Bagdadit, ku një makinë karburanti shpërtheu para ndërtesës së policisë. Shumë persona, përfaqësues fisesh dhe politikanë ranë pre e një atentati në një hotel në Bagdad. Aty ishin mbledhur kryesisht kryetarë të klanit sunit nga provinca Anbar, të cilët donin të bashkëpunonin me forcat amerikane kunder Al-Kaidës. Kryetari i qeverisë, Nuri al Maliki dhe presidenti amerikan Xhorxh Bush e dënuan aktin e dhunës. Ky është një shkak më tepër për të mbështetur forcat demokratike dhe pajtimin, u shpreh Bush në Uashington.