1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Verder Bremen fiton ndeshjen e parë të sezonit të 44 të Bundesligës

16 Gusht 2006

Me një mbyllje të furishme të lojës Verder Bremeni arriti të mënjanojë një dështim në ndeshjen e parë të sezonit të 44-t të Bundesligës gjermane

https://p.dw.com/p/AsJE
Lojtarët e Bremenit festojnë fitoren
Lojtarët e Bremenit festojnë fitorenFotografi: AP

Falë golave të Hugo Almeida në minutën e 79, të Miroslav Kloses në të 85-tën und Daniel Jensen në minutën e dytë shtesë të takimit njëra nga skuadrat pretendente për titull arriti të përmbysë rezultatin nga 1 me 2 në një fitore me fat 4 me 2 në takimin e Derbit verior tek Hannover 96, por Verderi ishte në pjesën më të madhe të ndeshjes larg formës së mirë të sezonit të shkuar.

„Nuk diskutohet, ne nuk jemi akoma në formën më të mirë, por ne kemi punuar shumë edhe gjatë sezonit të pushimeve, ndaj s´na mungon shumë.“, thotë Torsten Frings i Verder Bremenit. Ndërsa sulmuesi i shkëlqyer i ekipit, Miroslav Kloze shton: „Ne lojtarët e përfaqësueses gjermane nuk mund të jemi plotësisht në formën tonë më të mirë. Kjo është mëse normale, mendoj unë, dhe këtë nuk e kërkon as trajneri ynë. Por ai kërkon që kur ne luajmë të përpiqemi, mendoj se ia kemi arritur kësaj së bashku me të gjithë ekipin.“

Për trajnerin e Hannover 96, Peter Neururer: “Në qoftë se edhe pas një loje të mirë kundër Werder Bremenit nuk mund të fitosh atëhere pyetja që mbetet të shtrohet është se çfarë mund të arrish kundër Bremenit nëse luan keq.”