1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vetëm sivjet katër milionë njerëz të infektuar me virusin HIV

Sabine Ripeger30 Nëntor 2006

25 vjet pas njoftimeve të para për AID-sin kjo temë nuk ka humbur asgjë nga rëndësia e saj. Vetëm këtë vit sipas të dhënave të Programit të Kombeve të Bashkuara për luftimin e Sidës janë infektuar më tepër se 4 milionë.

https://p.dw.com/p/AsDa
'Injoranca vret'
'Injoranca vret'Fotografi: AP

1 dhejtori është Dita Botërore kundër Sidës. Në Gjermani nesër fillon një fushatë e madhe për sensibilizimin e popullatës nga rreziqet e kësaj sëmundjeje.

Ndërkohë që të martën në Berlin filloi fushata 'Së bashku kundër Sidës. Ne marrim përsipër përgjegjësinë. Për ne dhe për të tjerët'. Ajo udhëhiqet nga Qendra federale për ndihmën gjermane kundër Sidës dhe Fondacionit gjerman të Sidës si dhe nga 'ambasadorë' të shquar të kulturës si ikona e marketingut Verona Pooth, këngëtari Rapper Samy Deluxe, aktori Beno Fürmann dhe humoristi Thomas Hermanns. Ata angazhohen bashkarisht me gjithsejt 15 mijë afishe dhe tre milionë kartolina për mbrojtje nga virusi HIV. E pranishme ishte edhe ministrja federale e shëndetësisë, Ulla Schmidt. Sipas saj në Gjermani këtë vit janë infektuar rreth 2.000 njerëz:

"Rritja e shkallës së infektimeve edhe këtu tek ne në Gjermani tregon se ne nuk duhet të pakësojmë përpjekjet tona. Para së gjithash ne duhet të bëjmë më shumë kundër moskokëçarjes së njerëzve, të cilët besojnë se ka medikamente të mira dhe kjo sëmundje është e shërueshme. Medikamentet mund të dobësojnë dhe ngadalësojnë këtë sëmundje por nuk mund ta shërojnë atë. Ende nuk është zbuluar ndonjë vaksinë andaj ajo çfarë mbetet të bëhet është sqarimi dhe parandalimi si mjeti më me ndikim kundër infetkimeve të reja", tha Schmidt.

Unë jam shumë e gëzuar, shton ministrja që përkundër gjendjes së rëndë buxhetore janë shtuar mjetet për luftimin e kësaj sëmundjeje. Ndërkaq drejtoresha e Qendrës federale për sqarime shëndetësore, Elizabeth Pott thekson duhet bërë më shumë në informimin e të rinjëve.

"Ne kemi disa të arritura në fusha speciale si përshembull sa të rinj e dinë se kjo sëmundje është ngjitëse edhe në rastet kur nuk është shfaqur ende tërësisht. Në këtë drejtim ne kemi bërë përparime të dukshme nga 70 në 75 përqind në vitin 2005".

Edhe ikona e marketingut Verona Pooth dëshiron të kontribuoj që të rinjtë të kuptojnë se çfarë fshihet pas Sidës. Disa vajza të reja nuk duan ende që të blejnë dhe të mbajnë me vete prezervativë kritikon Pooth: "E shoh thjesht si detyrë timen, njëherë si grua, që të popullarizoj prezervativët dhe të thuhet 'po' kështu është, unë jam beqare apo nuk jam beqare. Secili mund të zgjedh mënyrën e jetesës. Kjo do të thotë për këtë temë duhet të flitet hapur dhe unë si nënë edhe pse djali im i ka tani vetëm tre vjet, por të rinjve duhet t'u thuhet se kjo është një temë normale dhe nuk bën të turpërohen për këtë. Përkundrazi është shumë me rëndësi dhe bile e domosdoshme që të mendohet për këtë", sqaron ish-bashkëshortja e këngëtarit të njohur gjerman Dieter Bohle.