Vija kufitare Kosovë- Maqedoni e problemet praktike për kosovarët & Sistemi bankar i Shqipërise e kriza & Bankat britanike do të kontrollohen më mirë
17 Korrik 20091.Vija kufitare Kosovë-Maqedoni, edhe dhjetë vjet pas luftës mbetet një zonë problematike. Marrëveshja Beograd-Shkup për dhurimin e 2500 hektarëve tokë të Kosoves-Maqedonisë nga ana e Serbisë, që nga viti 2001, banorët e fshatrave kufitare i mbajti larg pronave të tyre. Mirëpo, edhe pse shënimi i vijës ndërshtetrore duhej të përfundonte në prill të këtij viti, 17 hektarë të fshatit Debelldeh kanë bllokuar këtë proces. Sipas autoriteteve maqedonase, demarkacioni i kufirit ka përfunduar. Autoritetet kosovare shpresojnë në një marrëveshje mirëkuptimi me palën maqedonase. Përderisa debelldeasit apelojnë tek institucionet kosovare që të mos nënshkruajnë ndonjë marrëveshje me Maqedoninë pa u definuar çështja e problemit tek vendi i njohur si „Kodra e Furrës".
Për të sjellë një pasqyrë për problemin në përgjithësi, Ajete Beqiraj e vizitoi këtë fshat dhe solli prej atje këtë reportazh:
2.Sistemi bankar në Shqipëri paraqitet i qëndrueshëm ndonëse kriza ekonomike globale vazhdon të ketë ndikimin e saj në ekonomi. Ilir Ciko, ekspert në fushën e ekonomisë thotë për DW se rifillimii dhënies së kredive në euro nga bankat duhet të shoqërohet me transparencë për të shmangur rreziqet e mundshme për konsumatorët. Ani Ruci
3. Bankat britanike do të gjenden nën rregulla më të rrepta pas disa masave të propozuara. Konsumatorët do të gëzojnë mbrojtje më të madhe. Masat janë pjesë e reformës së sistemit financiar të propozuar nga ministri britanik i financave, Alasta Darling. Kimete Bytyci