1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vizita e kancelarit Scholz shenjë e rëndësishme për rajonin

10 Qershor 2022

Vizita e kancelarit gjerman Scxholz nënvizon rëndësinë që qeveria gjermane u kushton vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe demonstron angazhimin për integrimin evropian të këtyre vendeve.

https://p.dw.com/p/4CWwr
Kanzler Scholz reist auf den Balkan
Fotografi: Michael Kappeler/picture alliance/dpa

Me rastin e  vizitës dyditore të kancelarit federal Olaf Scholz në Kosovë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe në Bullgari dhe Greqi,  Cathrina Claas-Mühlhäuser, zëvendës kryetare e Shoqatës Gjermane të Biznesit me Lindjen tha se kjo është një shenjë e rëndësishme për rajonin, sidomos në mjedisin aktual të vështirë të politikës së jashtme.

Sipas Claas-Mühlhäuser vizita "nënvizon rëndësinë që qeveria gjermane u kushton vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është një demonstrim i angazhimit për integrimin evropian të këtyre vendeve."

Bashkëpunimi rajonal faktor kyç për një ekonomi të begatë

Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian janë çelësat për një ekonomi të begatë dhe një të ardhme të sigurt për njerëzit në rajon dhe ekonomia gjermane po jep një kontribut të rëndësishëm për këtë, tha Cathrina Claas-Mühlhäuser.

Kompanitë gjermane janë të pranishme në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Serbi dhe kanë krijuar në këtë rajon më shumë se 125,000 vende pune. Shkëmbimi i mallrave midis Gjermanisë dhe rajonit u trefishua në periudhën 2009-2021 duke arritur vlerën 13 miliardë euro.

Vjosa Osmani und Michael Harms
Fotografi: Ost-Ausschuss

Integrimi i mëtejshëm i vendeve në tregun e përbashkët evropian mund t'i japë këtij procesi një shtysë shtesë. Prandaj Shoqata Gjermane e Biznesit me Lindjen mendon se për këtë është i rëndësishëm ishte fillimi i vonuar i negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.