1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Von der Leyen: Mali i Zi ka bërë përparim të madh

1 Tetor 2021

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen në Podgoricë tha se ,,Ju shohim në Bashkimin Evropian". Ajo pohon se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE.

https://p.dw.com/p/417rE
Montenegro Ursula Von Der Leyen und Milo Djukanovic
Fotografi: Montenegrin presidency press office

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në kuadër të  vizitës së saj në vendet eBallkanit Perëndimorqëndroi edhe në Podgorice. Ajo u prit nga kryeparlamentari Asleksa Beçiq, ndërkohë që pati takim edhe me presidentin Milo Gjukanoviq dhe kryeministrin Zdravko Krivokapiq. Në konferencën me gazetarë ajo shprehu besimin se Mali i Zi  do të mbështetet në rrugën  drejt integrimeve evropiane. Sipas Kryetares së Komisionit Evropian ,,Mali i Zi ka bërë  përparimin më të madh në procesin e pranimit dhe se Komisioni dëshiron që ky proces të vazhdojë. Kam ardhur që t'ju përkrah  dhe t'ju inkurajoj e t'ju them se është me rëndësi që të qëndroni në këtë rrugë”. Ne të gjithë punojmë  për anëtarësim, e kjo është një punë e rendë. Në disa raste hasim në pengesa, por me rëndësi është që të tregojmë se qëndrojmë fuqishëm në rrugën e nisur, ka shtuar von der Leyen.

Duke komentuar situatën aktualepolitike kryetarja e Komisionit Evropian tha se ,,Mali i Zi ka nevojë për dialog politik që të bëjë përparim dhe se vizitën e realizon që të inkurajojë reformat  e mëtejme e për këtë duhet të punojmë së bashku si miq dhe partner”.

Millo Gjukanoviq – stabiliteti i Ballkanit Perëndimorë është në rrezik

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në konferencën me gazetarë  tha se qëndrueshmëria e Ballkanit Perëndimore është duke u cënuar nga provokime të ndryshme. ,,Ne jetojmë në  një kohë kur stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është ne rrezik, falë ofensivës së interesave  gjeopolitike të ndryshme që janë  kundër sistemit të vlerave  evropiane. Interesi i këtyre ndikimeve është pengimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE". Presidenti Gjukanoviq shprehu vendosmërinë e  Malit të Zi  që të vazhdojë rrugën e arritjeve të sistemit evropian të vlerave, të cilësisë evropiane të jetës dhe anëtarësimin e shpejtë në BE.

Vera Katana Korrespondente nga Ulqini