1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vrasje në amok në një universitet në Kaliforni

3 Prill 2012

Një person në gjendje amoku ka vrarë në një universitet katolik në Kaliforni, të paktën shtatë vetë dhe ka plagosur tre të tjerë. Personi me origjinë nga Korea ka qenë vetë student në Universitetin e Oikos.

https://p.dw.com/p/14WvC
Vrasje në gjendje amoku në një universitet privat në Oakland
Vrasje në gjendje amoku në një universitet privat në OaklandFotografi: Reuters

Skena dramatike ka patur pasdite, sipas orë lokale në universitetin privat të Oikos, në Oakland të Kalifornisë. Një burrë 43 vjeçar me prejardhje koreane ka shkaktuar një gjakderdhje duke vrarë shtatë studentë. Një dëshmitar tha se atentatori pati filluar të qëllonte me plumba breshëri në klasë.

Universiteti i Oikos është një institucion provat i krishterë, në të cilën shkollohen ndër të tjera infermierë. Aty ndodhet një institut për mjekësinë aziatike, kurse për infermierë, muzikë dhe studime fetare. Sipas të dhënave të pastorit që e ka krijuar këtë institucion, Jong Kim, atentatori ka qenë dikur vetë nxënës në kurset për infermierë.

Një burrë pa se si trupat pa jetë u nxorrën nga ndërtesa e universitetit së bashku me njerëz që ishin mbuluar me mbulesë. Për këta nuk dihet nëse ishin ende në jetë apo jo. "Sanitarët nxorrën trupa nga ndërtesa. Nuk mund të shihja nëse ishin në jetë apo jo", thotë një dëshmitar.

Atentatori u kap një orë pas vrasjeve nga policia e Oaklandit kur ndodhej në një supermarket. Ai ishte i qetë dhe nuk bëri rezistencë. Johanna Watson nga policia e Oaklandit doli pasdite para shtypit dhe njoftoi: "Sapo na erdhi informacioni se i dyshuari për vrasjet është arrestuar."

Pastaj ajo përshkroi ngjarjen: Burri ka depërtuar në Universitet dhe i ka dhënë urdhër një grupi studentësh që të shkojnë tek muri. Pastaj ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi grupin e njerëzve. Paniku ka shpërthyer dhe studentët janë munduar të largoheshin. Pesë vetë kanë vdekur në vend. Dy rrugës për në spital.

Paniku ka zgjatur disa orë, studentët kanë barrikaduar klasat dhe punonjësit nuk kanë qenë në gjendje të kuptonin nëse atentatori ishte një bashkëpunëtor i tyre apo jo. Pas një farë kohe policia ka arritur të thyente dritaret dhe dyert për të shkuar pranë studentëve. Shtatë vetë janë vrarë në këtë gjakderdhje, tre të tjerë janë plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autor: Jan Tussing

Redaktoi: Aida Cama