Werder Bremen pëson humbje të thellë në Barcelonë
27 Prill 2007Reklamë
Skuadrat që llogariteshin favorite për t'u kualifikuar në finale të Kupës UEFA, në ndeshjet e para gjysmëfinale kanë pësuar humbje. Madje, skuadra gjermane Verder Bremen ka pësuar një humbje të thellë në Barcelonë, pasi është mposhtur nga Espanjolli, 3:0.
Me këtë fitore Espanjolli ka bërë një hap të madh drejt finales, pasi është vështirë të parashikohet se skuadra gjermane do të mund ta shkrijë këtë epërsi në ndeshjen e kthimit. Golat për Espanjollin i shënuan Moises (20'), Pandiani (50') dhe Koro (88'). Ndërkohë, edhe skuadra tjetër që vlerësohej favorite, Sevila (mbrojtëse e trofeut) ka pësuar humbje si mysafire e Osasunës. Golin e fitores për Osasunën e ka shënuar Soldado, në minutën e 55-të. Ndeshjet e kthimit zhvillohen më 3 maj.