Zgjatet edhe një vit mandati i trupës paqëruajtëse në Bosnjë-Hercegovinë
22 Nëntor 2007Reklamë
Këshilli i Sigurimit ka zgjatur edhe një vit mandatin e trupës nderkombetare të paqes në B-H. Në rezolutën e aprovuar njëzëri grupeve etnike në Bosnjë u kujtohet premtimi i bërë për të vënë në jetë me sukses marrëveshjen e paqes të arritur në Dejton në vitin 1995. Qeveria e Bosnjës ka patur në këtë drejtim një sukses relativ, thuhet në rezolutë. Sidomos serbët e Bosnjes kumbëngulin për autonomi të zgjeruar dhe nuk janë psh të gatshëm të integrojnë policinë në strukturën e përbashkët të sigurisë.